Një zjarr  ka përfshirë një zonë të pyllëzuar në Llaman të Himarës gjatë ditës së sotme. Deri më tani raportohet vetëm për bimësi të djegura, por vatra e zjarrit është shumë pranë disa banesave.

Duke u ndihmuar nga era zjarri mund të përhapet me shpejtësi drejt banesave, ndërsa në zonë janë angazhuar për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo është ndezur nga temperaturat e larta.

Top Channel