Tronditëse/ Michael Ballac diagnostikohet me kancer…

20/08/2020 20:58

Lajmi se legjenda e Chelseat dhe kombëtares Gjermane, Michael Ballack është diagnostikuar me kancer ka tronditur opinionin sportiv.

Ish-futbollisti i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjikale për të hequr një tumor që  ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore. Sipas të përditshmes “Bild”, Ballack e ka zbuluar sëmundjen një muaj më parë.

Po sipas këtyre burimeve ish-ylli i futbollit e ka përfunduar me sukses ndërhyrjen dhe tanimë është duke aplikuar seanca kimioterapie.

Ballack si futbollist ka luajtur 702 ndeshje ku ka shënuar 190 gola. Ka fituar 4 herë kampionatin në Gjermani, 3 herë me Bayern dhe një herë me Kaiserslautern.

Top Channel