Sulm me thikë në një shkollë në Suedi, raportohet për disa persona të plagosur 21/08 15:38
Nën diellin e Rivierës Franceze, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pohuan sot konvergjencën e pikëpamjeve të çiftit franko-gjerman përballë krizave ndërkombëtare dhe vendosmërinë e tyre për të vazhduar të jenë një front i përbashkët në Europë.
“Gjermania dhe Franca bashkëpunojnë në mënyrën më efektive pasi përcaktojnë objektivat e përbashkëta”, tha Macron për shtypin, raporton ATSh.
Të dy liderët dëshirojnë ta zbatojnë këtë bashkëpunim në përpjekjet për menaxhimin e krizave aktuale, qoftë në Liban, Mali apo Bjellorusi, për të cilin propozuan një ndërmjetësim europian në bashkëpunim me Rusinë.
Top Channel