Një 16-vjeçare në Izrael ka dhënë një dëshmi tronditëse për autoritetet vendase.

Ajo ka pohuar para tyre se është përdhunuar nga më shumë se 30 burra teksa ishte me pushime në qytetin turistik Eliat.

Sipas raportimeve, policia ka arrestuar disa të dyshuar në lidhje me ngjarjen. Mësohet se njëri prej tyre ka rrëfyer se burrat u rreshtuan jashtë dhomës së hotelit të vajzës, për të pritur radhën e tyre për ta përdhunuar, ndërsa shtoi se personat e tjerë në hotel nuk kanë ndërhyrë.

Në lidhje me ngjarjen tronditëse, ka reaguar në Twitter kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Ai e cilësoi të këtë përdhunim horror si një krim kundër njerëzimit.

“Kjo është tronditëse, nuk mund ta përshkruaj me të tjera fjalë. Ky nuk është vetëm një krim kundër vajzës, por një krim kundër njerëzimit. Ata që janë përgjegjës duhet të vihen përpara drejtësisë”, shkroi kryeministri.

Top Channel