Një grua në Manhattan të SHBA-ve është përplasur nga një makinë dhe si pasojë ka përfunduar për disa momente poshtë saj.

Për të shpëtuar gruan në ndihmë i janë vendosur kalimtarët e çastit, të cilët bashkuan forcat dhe tentuan të zhvendosnin makinën. Pas disa tentativash grupi i burrave që po ofronin ndihmë ja kanë dalë të shpëtojnë gruan e lënduar. Ata thanë për mediat vendase, se gruaja ishte në gjendje tepër të rëndë, e mbuluar tërësisht me gjak dhe e pavetëdijshme.

“Unë bashkë me disa persona sapo pamë që gruaja kishte ndihmë nxituam menjëherë për ta ndihmuar. Pas shumë tentativave ja dolëm që ta shpëtonim të lënduarën. Gjendja e saj shëndetësore ishte tepër e rënduar, shpresoj shumë që t’ja dalë të mbijetojë”, u shpreh Jesse Hershkoëitz, njëri nga burrat që ndihmoi gruan.

Policia mbërriti në vendngjarje menjëherë pasi u informua për rastin. Ata e kanë ende të paqartë se kush ishte fajtori, gruaja apo shoferi, por megjithatë hetimet janë ende duke vijuar, shkruan “Daily Mail”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel