Video/ “Kemi disa materiale të klasifikuara, bëj kujdes”! Publikohen regjistrimet që Biden i mbante të fshehta prej vitesh, çfarë thoshte ish-presidenti amerikan 28/07 08:07
Përdoruesit në rrjete sociale kanë shprehur të gjithë indinjatën e tyre, pas një fotoje ku shihet ambasadori Kinez duke ecur mbi kurrizin e njerëzve në ishullin Paqësor, Kribati.

Ky imazh u publikua nga një diplomat i lartë amerikan, i cili e cilësoi këtë akt si një sjellje të papranueshme. Në lidhje me këtë çështje reagoi edhe Pekini zyrtar ku ndër të tjera hodhi poshtë kritikat e ngritura.

Sipas Ministres së Punëve të Jashtme në Kinë, ambasadori që shfaqet në foto, i identifikuar si Tang Songgen, po merrte pjesë në një ceremoni tradicionale të mirëseardhjes dhe ky veprim që ai ka bërë është pjesë e ritit.

Top Channel