Mbrojtësi brazilian Gabriel Magalhaes ka mbyllur një sezon tejet pozitiv me francezët e Lille, duke luajtur 34 takime dhe shënuar edhe një gol, ndërsa performanca e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha europiane.

Manchester United, Napoli dhe Arsenal kanë shfaqur prej kohësh interesin për mbrojtësin 23-vjeçar, por duket se janë pikërisht dy klubet e fundit që kanë gjetur marrëveshjen si me futbollistin, ashtu edhe me klubin e Lille.

Sipas presidentit të këtyre të fundit, Gerard Lopez, si Napoli ashtu edhe Arsenali kanë qenë më konkretë në interesin për Gabriel dhe se tani do të jetë pikërisht mbrojtësi brazilian që do të marrë vendimin e tij për të ardhmen.

“Mund të konfirmoj se Napoli dhe Arsenali kanë shfaqur interes të fortë për mbrojtësin. Ne kemi marrëveshje me të dy klubet, ndaj nuk ka nevojë të krijojmë një ankand ofertash. Natyrisht që i kemi dhënë këshillat tona Gabriel, por tani i takon atij që të marrë vendimin për të ardhmen. Nuk gaboj nëse them se sonte ose nesër do të kemi edhe një vendim final të mbrojtësit”, deklaroi presidenti i Lille.

Top Channel