Kosovë, propozimi/ Viti shkollor të fillojë në shtator

21/08/2020 14:53

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë ka hartuar një plan, i cili parashikon që viti i ri shkollor të nisë në tre faza – në datë 1 shtator, 7 shtator dhe grupi tjetër në 10 shtator.

Sipas ministrit Ramë Likaj, plani për fillimin e vitit të ri shkollor është përgatitur duke respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19. Drejtoritë komunale të arsimit, tha ai, janë gati është që nxënësit të nisin mësimin në fillimin e muajit të ardhshëm. Ministri po ashtu kërkoi buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që përgatitjet për fillimin e mësimit të organizohen në mënyrën e duhur.

Sa i përket një buxheti të tillë, shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti, thotë se ka mbështetje te plote nga ana e qeverisë, duke kujtuar se në paketën për Rimëkëmbje Ekonomike, kanë ndarë 10 milion euro për fushën e arsimit, e 10 milionë të tjera shtesë janë veçuar për komunat për çështjen e menaxhimit COVID-19 edhe për fushën e arsimit.

Komunat kanë në dispozicion edhe një shumë prej 29 milionë euro shtesë, që mund të përdoren për këto qëllime në rast se e shohin të nevojshme” sqaroi  Hoti. Ministria e Arsimit kërkon po ashtu 1,000 mësues shtesë për fillimin e vitit shkollor.

Top Channel