Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë rastet aktive me koronavirus.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri me datën e djeshme janë aktive 2888 raste, përcjell INA. Nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 13.194 të infektuar, nga mbi 132 mijë testime.

Shkupi prin me rastet aktive,  949, më pas vijojnë Kumanova me 302, Gostivari 297, Shtipi 243, Тетоva160, Struga 138, Kërçova 115, Кavadari 99, Dibra 68, Manastiri 63, Ohri 62, Shën Nikolla 56 dhe Prilepi 51; komunat e tjera me numër më të vogël.

Numri i atyre që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 554, ndërsa 9.752 janë shëruar.

Top Channel