Ka shumë histori tmerri që rrethojnë Luftën e Dytë Botërore, por përveç mizorisë njerëzore një nga humbjet më të mëdha të jetëve në fakt nuk është shkaktuar nga luftimet.

Në qendër të tragjedisë ishin krokodilët, të cilët natën e 26 janarit 1945 në kënetat e ishullit Ramree në jug të Azisë, vranë rreth 1000 ushtarë japonezë. Ngjarja u be masakra me e madhe e njerëzve e shkaktuar nga kafshët.

Në galerinë e mëposhtme ilustrohet dinamika e ngjarjes famëkeqe që la gjurmë në historinë e Burmas …

FOTO GALERI
1/14
Trupat aleate dhe ato japoneze ishin përfshirë në betejë prej disa javësh. Aleatët arritën të merrnin avantazhin dhe nxorrën nga pozicionet e tyre ushtarët japonezë. Këto të fundit tentuan të kalonin në anën tjetër të ishullit Ramree ku do të gjenin batalionin japonez, por kjo do të arrihej vetem nëse kalonin terrenin kënetor prej rreth 16 kilometrash.

Top Channel