58 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë

21/08/2020 13:14

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 58 pacientë me COVID-19. Prej tyre 43 janë me oksigjenoterapi dhe 16 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“6 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 58 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raportin e Spitalit të Pejës.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 224 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

Top Channel