Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim që ta anuloj vendimin që bizneset të kenë ditë pushimi të dielën.

Kjo erdhi pas kërkesës së 56 bizneseve, të cilët kishin kërkuar të që të rikthehet vendimi që e diela të jetë ditë pushimi. Kjo pasi marrë parasysh edhe situatën pandemike.

Nga komuna që udhëhiqet prej Agim Bahtirit, thuhet se ky vendi hynë në fuqi këtë të diele.

“Pas shqyrtimit të kërkesave së pesëdhjetë e gjashtë bizneseve, për caktimin e ditës së diel pushim, kryetari Bahtiri duke marrë parasysh kërkesën e tyre dhe gjendjen pandemike në vend, vendos për rikthimin e vendimit, që e diela të jetë pushim. Vërejtje: ky vendim hynë në fuqi duke filluar nga, diela e parë e këtij muaji përkatësisht nga data 23.08.2020”, thuhet në njoftimin e komunës.

Top Channel