Harry Maguire në pranga/ Mbrojtësi më i shtrenjtë arrestohet pasi sulmoi një oficer policie në Mykonos

21/08/2020 16:31

Plazhet luksoze të Mykonos u mbipopulluan këtë verë me emra të njohur të sportit dhe shoubizit e madje në kampionatin anglez të futbollit, jo pak njerëz ia faturojnë rastet me coronavirus në skuadra, atyre që kanë marrë pjesë në festa. Por si të mos mjaftonte kjo, protagonistët e Premier Ligës kanë përfunduar edhe në prangat e policisë.

Kapiteni i Mancester Junaitid, Heri Meguajër u vu në pranga në ishullin e Mikonos pasi sulmoi oficerët e policisë dhe doli jashtë kontrollit. Mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, i paguar 100 milionë Dollarë nga Djajtë e kuq, u përplas me disa anglezë të tjerë në një lokal nate, para se të kthehej në abuziv dhe agresiv, gjithnjë sipas policisë helene.

27 vjeçari Meguajër që ka fituar më parë kritikat e tifozëve për paraqitjet negative në fushë me Mancester Junaitid, do detyrohet të dalë para një gjykate në ishullin e Siros, për të fituar lirinë. një prej oficerëve ë u sulmua nga futbollisti, ka plagë serioze në fytyrë. Bashkë me mbrojtësin e Junaitid dhe kombëtares angleze, u arrestuan dy persona të tjerë në Mikonos, e me gjasë ky episod uli dhe siparin e pushimeve luksoze të lojtarit britanik.

Top Channel