Ngriti tendë kampingu në një fshat në Skoci, Boris Johnson futet në telashe me pronarin e tokës

21/08/2020 20:59

Mori shumë vëmendje lajmi se kryeministri britanik Boris Johnson zgjodhi të kalonte pushimet verore në një fshat skocez, larg luksit e njerëzve. Por gjatë pushimeve atje atij i ka ndodhur e papritura.

Pronari i tokës ku kryeministri ka ngritur kampingun, Kenny Cameron, është nevrikosur jashtë maske kur kuptoi se Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds e kishin ngritur tendën e tyre në tokën e tij pa i pyetur. Zemërimi i tij u shtua dhe më tepër, kur kryeministri dhe e fejuara kishin hyrë për në fushë nga gardhi rrethues dhe jo nga porta e hyrjes.

 

Duke folur ekskluzivisht për MailOnlineCameron i hutuar tha: “Z. Johnson ka menduar të udhëheqë vendin dhe akoma ai nuk po jep një shembull të shkëlqyer. Zakonisht nëse njerëzit duan të futen brenda një zone të rrethuar, ata së pari kërkojnë leje, por mua nuk më pyetën. Ngriti çadrën në tokën time pa pyetur fare. Po të kishte pyetur sigurisht që do ta lejoja” shtoi ai.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel