Lezhë/ Përfshihet nga flakët pylli në fshatin Rraboshte, zjarri u afrohet banesave

21/08/2020 16:46

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshire një sipërfaqe pyjore në malin mbi fshatin Rraboshte në Lezhë.

Zjarri po përhapet me shpejtësi si shkak i erës së madhe, ndërsa terreni i vështirë malor u vështirëson punën punonjësve zjarrfikës. Në terren janë angazhuar punonjës të zjarrfikëses  të drejtorisë pyjore dhe banorë të zonës për neutralizimin e flakëve të zjarrit, ku ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore.

Gjithashtu po punohet që flakët e zjarrit të mos rrezikojnë banesat dhe jetën e banorëve. Dyshohet që zjarri të jete i qëllimshëm.

Top Channel