Shqipëria po kërkon vaksinën/ Silva Bino: Do zgjedhim më efikasen dhe më të sigurtën

21/08/2020 19:49

 Shumë shtete europiane, edhe fqinjët tanë kanë nisur të realizojnë kontrata për të blerë vaksinat e mundshme anti kovid. Maqedonia ka premtuar vaksinimin falas për shtetasit e saj. Ndërkohë që Shqipëria është bërë pjesë e iniciativës botërore covax në pritje të daljes së vaksinave përfundimtare

“Akoma bota nuk ka një vaksinë të sigurt, janë pothuajse 7 vaksina të cilat e kanë kaluar fazën e dytë, janë vaksina tepër premtuese dhe ka iniciativa të ndryshme. Një iniciativë është iniciativa botërore e COVAX, një iniciativë e shumë vendeve dhe shumë partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e vaksinimit nën udhëheqjen e OBSH. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurt”.

Ndërkohë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se janë siguruar vaksinat anti-grip për tu shpërndarë falas për shtresat në nevojë

“Ne jemi të angazhuar për të siguruar programin e vaksinimit dhe këtë vit kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit falas për kategoritë në nevojë, sipas përcaktimeve të Institutit të Shëndetit Publik….”.

Ndërkohë që ende nuk ka një vendim për çeljen e fondeve për të blerë vaksinën anti kovid. Disa kompani europiane, amerikanë por edhe ruse dhe kineze pretendojnë se janë afër fazës së prodhimit masiv të vaksinave tek të cilat ka shumë shpresë për të mposhtur pandeminë.

 

Top Channel