8-vjeçarja gjendet e pajetë në vaskë/ E rëndë, akuzohen i ati i saj dhe njerka

21/08/2020 14:16

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Amerikën, pasi një baba dhe bashkëjetuesja e tij akuzohen për vrasjen e vajzës së mitur.

Siç raporton “Daily Mail”, babai dhe njerka akuzohen për vrasjen e vogëlushes 8-vjeçare, e cila u gjet pa shenja jete në vaskë, pasi u lidh me një rrip për t’u lare vetëm. Pak kohë më vonë, vajza u gjet e vdekur nga policia pa shenja jete në vaskë. Kjo pasi në adresë të tyre, kishte mbërritur një telefonatë urgjente që njoftonte për ngjarjen .

Hetuesit gjetën gjithashtu gjak në banjë dhe shenja në ballin e saj.  Njerka e së miturës, Sarah Hallow tha se ajo e gjeti me fytyrën poshtë në banjo të miturën, por hetuesit besojnë se ajo vdiq para se ata të merrnin telefonatën. Babai dhe njerka e 8-vjeçares janë arrestuar dhe ndodhen nën akuzen për vrasjen e së mitures që pas autopsisë rezultoi se kishte shenja abuzimi . Hetimet vijojnë nga autoritetet vendase për ngjarjen e rëndë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel