E martë, 07 Korrik 2020
20:36
“Nuk u vendos gjë”/ Përfundon takimi me Ramën, Hajdari: S’tërhiqemi nga Listat e Hapura edhe nëse na bëjnë presion të huajt

“Opozita e re do të kushtëzojë në parlament marrëveshjen e arritur nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore”, u shpreh deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari, pas takimit 80 minutësh me Edi Ramën, duke shtuar se opozita parlamentare nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj, pavarësisht presioneve që mund t’i vijnë nga jashtë, qoftë nga ndërkombëtarët apo edhe nga opozita jashtëparlamentare.

20:30
Xhelal Mziu kërkon rikthimin në krye të Bashkisë Kamëz, dorëhiqet nga drejtimi i degës

Ishte betuar se bashkinë, të cilën e drejtoi për 12 vite nuk do e lëshonte, por rotacioni më 30 qershor ndodhi edhe në Kamzën bastion të së djathtës.

20:30
“Si krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë”/ Libri i mbesës së Trump-it: Ai ishte viktimë e neglizhencës së të atit

Donald Trump ka pësuar abuzime nga babai i tij, thuhet në librin e ri të mbesës së presidentit të SHBA-së, në një pretendim eksploziv të së përditshmes “DailyMail”, që thotë se ka marrë në dorë një kopje para publikimit.

20:22
E harrojnë në burg/ E arrestuan për vrasjet e Laçit. Edhe pse kapën autorët e vërtetë të ngjarjes, nuk e lirojnë

Ky është Eduart Lamaj që pranon se është personi që shfaqet në këto kamera sigurie, teksa hyn i armatosur dhe qëllon për vdekje Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin.

20:11
Trajtimi i Covid-it në shtëpi/ Mjekët e familjes monitorojnë dhjetëra të infektuar

Mjekët e familjes mbajnë në monitorim madje edhe duke mjekuar, një numër të konsiderueshëm të pacientëve të prekur nga Covid-i, por që nuk kanë nevojë për trajtim në spital.

20:01
S’plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri/ Kundërshtuan me dhunë policët, arrestohen dy shtetas turq

Policia Kufitare njoftoi se ka arrestuar dy shtetas turq, pasi kanë kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë, pasi këta të fundit konstatuan se të rinjtë nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri.

19:57
Rama me opozitën parlamentare/ Nis takimi i dytë për dakordësinë e votimit të Reformës Zgjedhore

Në mjediset e kryesisë së Kuvendit po zhvillohet takimi i dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës parlamentare në përpjekje për gjetjen e dakordësisë për miratimin e Reformës Zgjedhore, sipas marrëveshjes PS, PD dhe LSI.

19:48
Bulqizë/ Shefi i Epidemiologjisë me koronavirus, karantinohen 8 persona të tjerë

Pas rastit të shefit të Epidemiologjisë në Bulqizë, Afrim Sula, i cili rezultoi me Covid-19, gjatë ditës së sotme janë izoluar edhe 8 persona të tjerë.

19:36
Deutsche Bank gjobitet $150mln për lidhjet me financierin pedofil Jeffrey Epstein

Grupi financiar Deutsche Bank është goditur me një gjobë prej $150 milionë për dështimin në monitorimin e marrëdhënies së tyre me trafikantin e dënuar seksual Jeffrey Epstein.

19:28
Bushati: Rruga e protestave të opozitës ishte dështim. Ekonomia, pika e dobët e shqiptarëve – kalë i fortë beteje për opozitën

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar analisti Andi Bushati.

19:22
Vitrina e Librit/ Audiobooks po sfidon librin në print?

The Guardian
Tregu i audiobooks po lulëzon. Por nuk është vetëm komoditeti që i ka joshur lexuesit – interpretimet më të mira janë një gëzim më vete…

19:20
Nuk duhen humbur/ Fotografi spektakolare nga natyra…

Fotografi Gabor Nagy, kalon muaj të tërë duke kërkuar pikat më tërheqëse të Islandës në aplikacionin “Google Earth” dhe më pas i viziton ato për të shkrepur pamje të pabesueshme.

19:10
Nxehen “gjakrat” në “Shqipëria Live”/ Bledi Mane: Shkundini teologët, pastori Muça: Mbylljani gojën atij

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishin të ftuar pastori Fitor Muça dhe Bledi Mane.

19:09
Francë/ Macron mbështet ministrin e ri të Brendshëm, të hetuar për përdhunim

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe qeveria e tij kanë dhënë sot mbështetjen për emërimin si ministër i Brendshëm i Francës të një njeriu që po hetohet me akuza përdhunimi.

18:58
Mbytet në Durrës një 60-vjeçare

Një 60-vjeçare nga Durrësi është mbytur në det.

18:53
Shkelën protokollin antiCovid/ Ndeshja Tirana-Kukësi, policia procedon 6 tifozë dhe gjobit pronarin e lokalit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht gjashtë shtetas, për shkak se ditën e djeshme kanë organizuar një tubim të paligjshëm jashtë ambienteve të stadiumit “Selman Stermasi”, teksa luhej ndeshja Tirana – Kukësi.

18:48
Rusia arreston për tradhti zyrtarin e agjencisë së saj hapësinore

Këshilltari i agjencisë hapësinore ruse “Roscosmos”, Ivan Safronov ka dalë sot në gjyq për akuza tradhtie.

18:44
Top Talk: Andi Bushati nxjerr emrin e Koalicionit “Fronti Opozitar Kundër Regjimit të Edi Ramës”

Ditën e sotme, në emisionin “Top Talk” ishte i ftuar Andi Bushati.

18:33
Pas kritikave të LGBTI, Halle Berry refuzon rolin e një transgjinori

Pas kritikave të shumta në rrjete sociale nga komuniteti LGBTI, Halle Berry ka refuzuar rolin e një transgjinori.

18:18
Kreu i grupit britanik “Kasabian” pranon i përlotur sulmin ndaj të fejuarës gjatë karantinës

Kreu i supergrupit britanik të rrokut “Kasabian”, Tom Meighan pranoi duke qarë sot në gjykatë sulmin ndaj të fejuarës së tij, gjatë izolimit nga pandemia.

18:18
Horrori në Kombinat/ Flasin mësueset e vajzave: Ishin të qeta dhe jo shumë të hedhura në shoqëri

Tirana dhe e gjithë Shqipëria u trondit disa ditë më parë nga vdekja e një nënë dhe e bijës së saj, saktësisht Zhaneta dhe Anisa Josifi. Gratë zgjodhën që të vetëflijoheshin me shpresën që do të ringjalleshin sërish.

18:02
Kombet e Bashkuara: Koronavirusi po rrezikon luftën kundër HIV/AIDS

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se koronavirusi po e rrezikon përparimin e disa viteve në luftën kundër virusit HIV.

17:50
TikTok ndan informacione me qeverinë kineze? Pompeo: SHBA po shqyrton mundësinë e ndalimit të disa aplikacioneve

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara “po shqyrtojnë mundësinë” e ndalimit të aplikacioneve kineze, përfshirë TikTok, për shkak se ato ndajnë informacionet me qeverinë kineze.

17:45
Presidenti i Brazilit, Bolsonaro rezulton pozitiv me COVID-19

Mediat në Brazil konfirmuan sot se presidenti i vendit Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

17:39
U rihapën pak ditë më parë/ Angli, koronavirusi i detyron klubet e natës t’i mbyllin dyert sërish

Vetëm pak ditë më parë u rihapën, por koronavirusi ka detyruar disa pabe në Angli të mbyllin dyert sërish.

17:27
Ironia e fatit/ E konsideroi koronavirusin mashtrim mediatik, presidenti i Brazilit ka simptoma të Covid-19

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka simptomat e koronavirusit dhe i është nënshtruar një testi për Covid-19 pas një radiografie të mushkërive.

17:23
Mediat: Ghislaine Maxwell ka videot e regjistruara nga Epstein për të implikuar më të fuqishmit e botës

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e vjetër e pedofilit të klasit të lartë Jeffrey Epstein, ka një arkiv sekret të të gjitha videove të abuzimit seksual me të mitura, dhe do t’i përdorë ato si një mjet për të shpëtuar veten e saj, tha sot një ish-mikeshë e saj për të përditshmen britanike DailyMail.com.

17:14
Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg fejohet me një shqiptar

Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg, Destry Allyn, është fejuar me aktorin shqiptar Genc Legrand.

16:57
Koronavirusi/ Studimi në Britani: 22% e të prekurve me simptoma

Vetëm 22 përqind e personave që rezultojnë pozitivë me koronavirus në Britaninë e Madhe, në ditën që i nënshtrohen testimit, shfaqin simptoma, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare.

16:53
Nivel rekord! Temperaturat në Arktik/ Qershori, më i nxehti i regjistruar

Temperaturat në Arktikun siberian arritën nivele rekord në qershor me disa zona ku termometri shkoi deri në 10 gradë Celsius.

16:44
Preu këmbën si pasojë e gjendjes së rrallë, ish-misi hedh pas krahëve vështirësitë dhe shihet duke vallëzuar

Ish-mis Kolumbia, e cila humbi këmbën e saj të majtë si pasojë e një gjendje të rrallë, duket se ka lënë pas krahëve vështirësitë e sëmundjes dhe është parë duke kërcyer së bashku me të vëllanë.

16:35
Gjyqi i shpifjes/ Johnny Depp mohon se ka goditur gruan Amber Heard: Ajo ishte e dhunshme me mua

Aktori i Hollywood-it, Johnny Depp ka mohuar sot se ka goditur ndonjëherë ish-gruan e tij Amber Heard dhe insistonte se ishte ajo që përdorte dhunë ndaj tij, në ditën e parë të gjyqit eksploziv mes tyre për shpifje.

16:31
​Edhe një ish ushtar i UÇK-së ftohet nga Specialja

Edhe një ish ushtar i UCK-së është ftuar nga Gjykata Speciale.

16:27
“Zonja ministre s’duhet të kompleksohet”/ Mjeku urolog: Nëse rastet do vazhdojnë të shtohen, do bëhet problematike kjo puna e…

Pas lajmit të dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se do të rritet numri i testeve të koronavirusit në vend ka reaguar mjeku urolog, Artan Koni.

16:17
Gryka e Këlcyrës/ Po priste degë, bie nga lartësia dhe humb jetën 62-vjeçari

Një burrë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në Grykën e Këlcyrës.

16:14
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për organizim të grupit kriminal dhe shitje të armëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit M.F. për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-ë, lidhur me veprën penale, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 372 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).

15:53
Shërohen 125 pacientë nga koronavirusi në Maqedoni

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, sot Instituti për Shëndet Publik (ISHP) regjistroi 125 pacientë të shëruar.

15:45
Tirana-Bylis u manipulua/ FSHF bën gati dosjen me analizën e ekspertëve të huaj

Ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës e vlefshme për Kupën e Shqipërisë ka dyshime të forta për ndërhyrje dhe tolerime për shkak përfitimi në baste dhe gjithçka shkon drejt edhe një konfirmimi zyrtar.

15:41
Zbulohet varreza 24 shekullore/ Himarë, zbulimi arkeologjik që daton që nga koha e bronzit

Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, rreth shek. XV-XII para Erës Sonë është zbuluar në Himarë.

15:38
Trafik me vepra arti/ 3 të arrestuar për vjedhjen me vlerë 50 mijë euro

Dy objekte antike të trashëgimisë kulturore u sekuestruan, ndërsa u arrestuan tre persona gjatë operacionit policor “Antikat” në Durrës. Reliktet janë një amforë që, sipas arkeologëve duket se daton rreth shek.V-VI para erës sonë, si dhe një stelë varri antike e realizuar në gur gëlqeror, pjesë e një sarkofagu.

15:34
Kriza ekonomike në kohën e Covid/ Libri dokumentues i profesorëve Anastas Angjeli dhe Ardian Civici

“Askush nga ne nuk është një ishull i vetmuar” janë fjalët e pavdekshme të poetit të madh anglez John Donne.

15:30
Amnisti për paratë dhe pronat/ Bëhet gati ligji që kundërshtohet nga FMN

Të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit do tu jepet mundësia përmes një amnistie fiskale e cila do të shtrihet në një afat 1 vjeçar. Qeveria synon inkurajimin e qytetarëve të deklarojnë vullnetarisht pasuritë, me qëllim të ligjësimit të tyre dhe formalizimit të aktiviteteve të krijuara gjatë 30 viteve të fundit.

15:28
Projekti i lagjes së re në Kombinat/ Prezantohet nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës prezantuan projektin e asaj që e quajnë një pol zhvillimi ekonomik dhe social kulturor të zonës së Kombinatit e prekur rëndë nga tërmeti 26 Nëntorit.

15:25
Arrestohet ish-kreu i bashkisë Vorë/ Kërkohej për falsifikim. Shkoi në një spital privat i sëmurë

Ish kryebashkiaku i Vorës, i shpallur në kërkim, Agim Kajmaku, është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e së hënës. Ai është paraqitur në ambjentet e një spitali privat, për shkak të problemeve kardiake dhe diabetit, por mjekët kanë njoftuar policinë për shkak të urdhrit të arrestit të lëshuar ndaj tij.

15:21
Grabitja e Rinasit/ Policia ‘hap thesin’, 10 mijë euro shpërblim për vendndodhjen e Talo Çelës

Policia ka vendosur në dispozicion shumën 10 mijë euro, për këdo që do të japë informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e Talo Çelës, 49 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

15:15
“Pas tragjedisë, ndonjë sekt kult”/ Pastori Akil Pano: Familja Josifi nuk frekuentonte kishën ungjillore në Tiranë

Familja Josifi ku ndodhi tragjedia thuhet se ishte pjesë e komuniteteve ungjillorë por edhe Jehovai, por asnjë prej tyre nuk e pranon këtë fakt.

15:12
Mbyllet pavioni/ Në gjinekologjinë e Elbasanit,  4 infermiere me covid 19. Pozitiv edhe një polic

Spitali Rajonal i Elbasanit është kthyer në një vatër të re të covid 19 pasi 4 infermiere në repartin e gjinekologjisë në këtë spital kanë rezultuar pozitive.

15:07
Situata me Covid-19, Vjosa Osmani fton Hotin për raportim në Kuvendin e Kosovës

KOSOVE- Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka ftuar Kryeministrin, Avdullah Hoti për raportim në Kuvendin e Kosovës  duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës pandemike.

15:06
Tragjedia, “çmenduri kolektive”/ Mjekët: Zanafilla tek vetëvrasja e bashkëshortit

Në literaturën tonë njihet si “çmenduria familjare”. Një psikozë e rëndë, që prek dy, tre, katër apo më shumë anëtarë.

14:59
Konfirmohet/ Rama takon sot për herë të dytë opozitën parlamentare

Kryeministri Edi Rama ka pranuar takimin me opozitën parlamentare.

14:51
65-vjeçari rrezikon të mbytet në Liqenin Artificial, dërgohet me urgjencë në spital!

Tiranë- Një 65-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në Liqenin Artificial. Sipas policisë 65-vjeçari Gj.C i cili gjatë kohës që ka qene duke u larë, ka rrezikuar te mbytej. Ky shtetas është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

14:36
Situata me Covid-19/ Zbardhen detajet e takimit Meta-Manastirliun: Me rëndësi jetike rritja e efikasitetit të masave mbrojtëse

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me kërkesë të tij me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Ogerta Manastirliu, për sfidat aktuale të përballimit të pandemisë COVID-19.

14:25
Kosovë/ Ish-ministri i Infrastrukturës pozitiv me covid-19

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku së bashku me bashkëshorten ka rezultuar pozitiv me sëmundjen COVID-19.

14:21
Kapin vlerën e 140 milionë lekë, sekuestro tre llogarive bankare të një 66-vjeçari (detajet)

Tri llogari bankare të një 66-vjeçari, me vlerë 140 milionë lekë, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve janë sekuestruar nga policia.

14:16
Ylli i NBA, Curry bën apel: Vendosni maskat

Disney World Resort në orlando të Floridas po përgatitet të presë 22 skuadrat e NBA që do të luajnë pjesën e mbetur të sezonit të kampionatit më spektakolar të basketbollit në botë.

14:07
Përfundon takimi Hoti-Macron në Paris

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

14:05
Katar 2022/ Shkurtohen vende pune për shkak të covid-19

Impakti i pandemisë Coronavirus po ndihet edhe në Katar në përgatitjet për Botërorin e vitit 2022.

14:03
BE parashikon rënie më të madhe ekonomike nga pandemia

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian parashikon që ekonomia e bllokut do të tkurret më shumë sesa pritej më parë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila, për disa muaj, ka bllokuar biznese dhe jetën publike.

13:56
Lleshaj inspektim për zbatimin e masave anti-COVID, thirrje qytetarëve: Njoftoni policinë për ata që nuk i binden masave dhe karantinës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi ditën e sotme kanë dalë në inspektim për zbatimin e masave anti-COVID në aktivitetet e biznesit në Tiranë.

13:42
Vlorë/ Në Lungomare, plazh dhe punime (Fotot)

Ditën e sotme plazhi i Vlorës është mbushur me pushues. Në bregdet kryesisht janë parë pushues të moshave të ndryshme, nga fëmijët tek të moshuarit.

13:40
COVID-19/ Mbi 90 mijë teste në dispozicion, Manastirliu në ISHP: Rrisim kapacitetet për përballimin e situatës

Tiranë, “Kemi rritur në mbi 90 mijë teste në dizpocion të Insitutit të Shëndetit Publik për identifikimin e rasteve të reja me Covid19 në vendin tonë dhe do të vijojmë forcimin e kapaciteteve”.

13:37
Tragjedia e familjes Josifi/ Shefi i zjarrfikëses së Tiranës: Po të kishim ndërhyrë më herët, Zhaneta mund të kishte shpëtuar

Shefi i zjarrfikëses së Tiranës tregoi momentin kur ata ndërhynë në shtëpinë e familjes Josifi në Tiranë ku në 2 korrik, u gjet e pajetë, Zhaneta dhe vajza e saj Anisa, ndërsa Blerta vajza tjetër ishte në gjendje të rëndë.

13:35
Kapet me heroinë dhe metadon, arrestohen një persona në Tiranë! Një tjetër bie në pranga për kanosje

TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat  e policisë ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

13:17
​Mbi 200.000 të infektuar me koronavirus në Afrikën e Jugut

Më shumë se 200.000 njerëz janë infektuar me COVID-19 në Afrikën e Jugut, dhe katër provincat më të prekura mund të karantinohen përsëri, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Zweli Mkhize.

13:13
Ish-ndihmësja e Melania Trump, rrëfime “eksplozive” në librin e ri!

Një ish ndihmëse ngushtë e Melania Trump, e cila asistoi në mbikëqyrjen e ceremonisë së inagurimit të Donald Trump, ka shkruar një libër kujtimesh “shpërthyes”, ku përshkruan miqësinë e saj 15-vjeçare me Zonjën e Parë.

13:07
Spanja dhe Suedia/ Dyshime mbi imunitetin e tufës

Një studim në Spanjë hodhi dyshime mbi imunitetin e tufës si mënyrë për trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

13:02
​Varhelyi: Gjenocidi në Srebrenicë mbetet plagë e hapur në zemrën e Evropës

Gjenocidi i Srebrenicës është ende një plagë e hapur në zemrën e Evropës dhe na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për të parandaluar që gjenocidi të mos ndodhë përsëri, tha komisionari i Zgjerimit të BE Oliver Varhelyi në një konferencë virtuale të BE-së që shënon përvjetorin e ngjarjes.

12:59
Pretendohet se s’ka infeksione me Covid/ Misioni i OBSH-së ‘zbarkon’ në Turkmenistan

Vendi i vetëm në Azinë Qendrore që pretendon se nuk ka regjistruar as edhe një rast të vetëm me Covid 19, lejoi vizitën e një misioni të OBSH-së.

12:57
Studentët e huaj/ SHBA heq vizat nëse mësojnë online

Shtetet e Bashkuara nuk do të japin viza për studentët ndërkombëtarë, nëse mësimi i tyre në vjeshtë zhvendoset online, për shkak të koronavirusit.

12:55
BE përjeton rënien më të keqe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore

Komisioni Evropian parashikon që në tremujorin e dytë të këtij viti, ekonomia e BE-së do të pësojë rënien më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore.

12:51
Rikthimi i kufizimeve në Kosovë/ Pronarët e restoranteve kundër vendimit të qeverisë: Virusi nuk luftohet me mbyllje biznesi

Ndalimi i klientëve të kenë qasje brenda hapësirave të mbyllura dhe shkurtimi i orarit të punës deri në ora 21 nuk është duke u mirëpritur nga pronarët e gastronomisë në Prishtinë.

12:40
Unifikimi i guidave/ Gjirokastër, objekte të reja po i shtohen listës

Objekti që gjendet pas meje është hamami i “7 Krojeve”. Ky monument është i restauruar por nuk është i vizitueshëm pasi nuk mund të hyhet në ambientet e brendshme.

12:35
Plehrat që shkaktojnë sëmundje/ Situatë alarmante në Marinëz

Fusha e mbetjeve urbane në Marinëz është shndërruar në burim sëmundjesh të rënda për banorët e këtij fshati. Prej 5 vjetesh banorët bashkëjetojnë me ndotjen e madhe që shkaktohet në ajër pasi plehrat ndodhen vetëm 700 metra lag fshatit.

12:32
Foto/ ​Moti i keq godet Kroacinë, era deri në 160 km në orë

Një stuhi e fortë që goditi disa qytete kroate mbrëmë dhe këtë mëngjes, duke lënë pas kaos, shkaktoi shumë probleme, rrëzoi pemë të shumta, një shtyllë telefonike dhe çati, dhe një person u plagos.

12:31
Trafik ndërkombëtar droge/ Arrestohet në Vlorë i shpallur në kërkim nga Italia

VLORË- Një person është vënë në prangat e policisë për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë.

12:30
Prezantimi i KombinArt, Veliaj: Projekti më ambicioz i 100 viteve të Tiranës kryeqytet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se lagja e re e Kombinatit, e cila do të ndërtohet për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, është projekti më ambicioz i 100 viteve të Tiranës Kryeqytet.

12:27
Lufta e tarifave BE-SHBA: Kërcënim me taksa 100%

Në muajin tetor, një taksë federal prej 25% u vendos në SHBA mbi verërat franceze, gjermane e spanjolle, në mesin e mosmarrëveshjeve mbi shitjet e avionëve europianë.

12:22
Eksperti USA/ Kosovë, marrëveshja e vështirë

Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se në takimin e 12 korrikut mes Kosovës dhe Serbisë mund të priten hapa si përmirësimi i tregtisë apo rritja e investimeve.

12:17
Amnistia Fiskale/ PR\ligji, tatimi 5-10% të pasurisë

Projektligji për amnistinë fiskale tashmë është gati dhe është hedhur për konsultim publik.

12:10
Infektohen me covid-19 disa punonjës/ Pezullohet puna në Gjykatën e Apelit të Durrësit dhe Gjykatën e Kavajës

Pezullohet veprimtaria e gjykatës së Apelit Durrës për shkak të Covid-19. Infektimi i disa punonjësve të gjykatës ka detyruar në daljen e një urdhri për pezullimin dyjavor të punës në Apelin e Durrësit që pas tërmetit është zhvendosur pranë godinës së Gjykatës së rrethit gjyqësor Kavajë.

12:05
Tiranë/ Vidhnin adresa Facebook-u dhe kërkonin para, arrestohen 9 persona! Përfituan rreth 38 mijë euro

9 persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit kompjuterik.

12:02
Projekti për Kombinatin/ Rama: Vizion i ri për jetën komunitare. Për pak javë nis ndërtimi i shtëpive të para individuale

Sot u bë prezantimi i Planit për Rindërtimin e Kombinatit.

12:01
Ushtria gjermane, stërvit qentë për të gjetur Covid-19

Bundeswehri gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në Hanover po zhvillojnë në kundër të një projekti teste me dhjetë qenë. Qentë e përfshirë  të eksperiment i takojnë shkollës së  qenve të ushtrisë gjermane e cila gjendet afër Ulmenit.

11:56
Sokol Sadushi zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë, do të mbajë kompetencat e kryetarit

Sokol Sadushi është zgjedhur me unanimitet me 7 vota, Z. Sokol Sadushi, si zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë.

11:44
Rastet kur duhet të mendoni dy herë para se të porosisni në internet (FOTO)

Në ditët e sotme, interneti është bërë shumë popullor. Ju mund të bëni ose të gjeni gjithçka online. Madje na jep edhe mundësinë që të blejmë online, pa qenë nevoja që të largohemi nga shtëpia.

11:36
Fotot/ Si do kthehet Kombinati në një “Kombinart”

Sot u bë prezantimi i Planit për Rindërtimin e Kombinatit.

11:35
Probleme me oksigjenin? 4 pacientë vdiqën në të njëjtën kohë, reagon ish-drejtori i SHSKUK-së

Ish drejtori i SHSKUK-së, Bastri Sejdiu përmes një konference për media të thirrur lidhur me shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit ka folur për vdekjen e 4 pacientëve në të njëjtën kohë në ditën e diel.

11:29
U kap me 18500 euro të padeklaruara, ndalohet shqiptarja në Rinas

Një shumë e madhe eurosh, 18500 të tilla janë kapur sot në aeroportin e Rinasit, të cilat nuk ishin deklaruar.

11:23
Të ngjitur që në lindje, vdesin binjakët më të vjetër në botë (FOTO)

Binjakët më të vjetër në moshë të lindur të ngjitur, Ronnie dhe Donnie Gaylon, kanë ndërruar jetën në moshën 68-vjeçare në qytezën e tyre në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

11:22
​Një muaj nga heqja e reciprocitetit, Krasniqi: Serbia e ka humbur tregun e Kosovës

Një muaj më parë, Qeveria e Kosovë hoqi masën e reciprocitetit me Serbinë, por ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress deklaroi se ky shtet tashmë ka humbur tregun e Kosovës pasi është shënuar rënie e importeve të mallrave nga Serbia.

11:11
Mirditë/ Dy vatra të reja me covid, një nga rastet pozitive mësuese gjimnazi

74 raste dhe dy viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

11:04
Aksidentoi 6-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 30-vjeçari

Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë një 30-vjeçar me iniciale A. N pasi dje në lagjen nr. 7, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen e mitur H. Q., 6 vjeçe.

10:59
Nominuar për çmimin SOS/ Njihuni me Alfred Muharremin, jetimi që ndihmon jetimët

Alfred Muharremi është nominuar për çmimin SOS.  Mes 200 të nominuarave për këtë çmim, Alfred Muharremi është zgjedhur në tetëshen e finalistëve.

10:48
Falsifikim monedhash dhe vjedhje/ Arrestohet një 19 vjeçar nga Kosova dhe një 37-vjeçar në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas; njëri për falsifikim monedhash ndërsa tjetri për vjedhje.

10:44
Devoll/ Mbytet në rezervuar një 53-vjeçar

Devoll – Mbytet aksidentalisht një 53-vjeçar në një rezervuar.

10:42
Detaje/ 81 pacientë tek Infektivi, mes tyre edhe mosha të reja

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik ndërsa dha detajet për situatën epidemiologjike në vend, tha se vijon të ketë shtrime të reja në spital dhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.

10:36
Prostitucion dhe trafik droge, kush janë tre personat që OFL u kërkon të justifikojnë burimin e pasurisë

L. D., A. D., si dhe O. H., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” do u duhet të justifikojnë burimin e pasurisë për shkak se Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur formularët e vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

10:36
Kufizimet në kufi/ Mund të udhëtojmë lirshëm drejt Kosovës dhe Maqedonisë, në Greqi vetëm ata që kanë leje qëndrimi

Policia e Shtetit në një njoftim të fundit lajmëron qytetarët shqiptarë se mund të lëvizin lirshëm drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

10:32
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2 humbje jete në 24 orët e fundit dhe 74 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kemi dy viktima të reja në 24 orët e fundit dhe 74 raste të reja.

10:28
Deputeti bëhet me vajzë, poston foton e ëmbël nga spitali: Mirë se erdhe engjëll

Deputeti i Kuvendit, Halit Valteri është bërë baba. Bashkëshortja e tij ka sjell një jetë një vajzë të cilën deputeti së bashku me të kanë vendosur ta quajnë Hera.