Kopshtet e mahnitshme të përrallave do të jenë tashmë në një vazo lulesh në shtëpinë tuaj.

Artisti që i krijoi tregon se filloi t’i punonte gjatë periudhës së karantinës.

Gjatë kësaj periudhe karantine, unë kam pasur mundësinë të mësoj dhe të përjetoj procesin e mrekullueshëm të bërjes së kopshteve të bimëve miniaturë në shtëpi. Mini kopshtet e mia janë kryesisht të frymëzuara nga koncepti vizual i përrallave të ndryshme, kështu që unë i quaj ato “Kopshte përrallash””, tha ai.

“Për të bërë të gjalla “Kopshtet e përrallave” të mia, duhet gjithashtu të bëj mobilje dhe pajisje. Shumica e këtyre gjërave janë bërë nga materiale natyrore të tilla si degëza, degë, madje edhe pjesë të thata të bimëve të caktuara”, tha ai.

Ai tregon se i gjithë procesi është vërtet relaksues dhe aspak lodhës pasi ai e shikon me shumë pasion dhe dashuri.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel