Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se deklaratat e disa zyrtarëve serbë ndaj viktimave civile të luftës e dëmtojnë dialogun dhe i minojnë përpjekjet e përbashkëta për pajtim.

Në një postim në Twitter, Thaçi tha se deklaratat fyese të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, dhe të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, ndaj viktimave civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviqit, janë dëshmi se Serbia nuk i ka ndryshuar ende politikat e saj fashiste ndaj Kosovës.

Daçiq ka bërë disa deklarata, që në Kosovë janë konsideruar si kërcënuese për serbët që i bëjnë të ditura vendndodhjet e shqiptarëve të varrosur në territorin e Serbisë.

“Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë me serbët, të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, iu tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, ka thënë Daçiç në një televizion në Serbi.

Top Channel