Pamjet nga droni zbulojnë gjithçka/ Pushuesit po notojnë, dy peshkaqenë afrohen pranë tyre dhe…

05/10/2020 21:38

Nuk i dihet asnjëherë se çfarë noton poshtë detit.

Shumë grabitqarë ujorë mund të rrezikojnë seriozisht jetën e njerëzve nëse bien në kontakt me këta të fundit. Një ndër këto grabitqarë është dhe peshkaqeni.

Në një video të bërë publike nga britanikja “Daily Mail”, është fiksuar momenti ku shumë pranë pushuesve afrohen dy peshkaqenë. Grabitqarët nënujorë sipas gazetës qëndrojnë rreth 27 metra larg njerëzve, me këta të fundit që në asnjë moment nuk e vunë re prezencën e tyre.

Nuk dihet se çfarë ndodhi pas kësaj skene, por në pamjet e publikuara ky moment mund të përkufizohet si i tmerrshëm.

Top Channel