Për herë të parë në 1200 vjet Venecia s’ka përmbytje

06/10/2020 02:56

Banorët e Venecias e dinë mirë: sa herë ka baticë, ata që banojnë në katet e para duhet të përgatiten të lëvizin orenditë e të heqin qilimat.

Por këtë fundjavë, edhe pse kishte parashikime për një rritje të nivelit të ujit në masën 135 centimetra, i cili normalisht duhet të mbulonte me ujë gati gjysmën e qytetit, kur ra alarmi i përmbytjes se pare te sezonit, banorët e qytetit lagunë ishin të qetë.

Pas dekadash të tëra vonesash, polemikash e korrupsionit, barrierat anti-baticës më të fund ishin vënë në funksionim. Si rrallëherë në raste të tilla, sheshi i San Marcos, kur do të mjaftonte dhe një vërshim prej 90 centimetrash për ta mbuluar në ujë. Ishte e pazakontë, por kafenetë mbetën të hapura dhe vendas e të huaj mundën të shijojnë shëtitjen qetësisht.

Kjo ishte hera e parë në 1.200 vjet që Venecia i shpëtoi përmbytjes. Më në fund, sistemi I mbrojtjes nga vërshimi ujit, i quajtur MOSE e i përbërë nga 78 mini-barriera të instaluara në shtratin e detit, funksionoi , duke ushqyer shpresat e një normaliteti edhe në vazhdim.

Top Channel