Në pjesën e dytë në Open në Top Channel është i ftuar përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, i cili ndodhet përballë një paneli analistësh.

Bylylbashi tha në Open se Partia Demoktratike do të hyjë në zgjedhje dhe do t’i fitojë ato. Ne do hyjmë në zgjedhje me çdo lloj formule.

“Hera e fundit që ka ndodh ndryshim të sistemit zgjedhor ka qenë viti 1998 dhe Kodi Zgjedhor i viti 2000. Një ndryshim rregullash themelore të njëanshme që prodhoi konflikte politike. Konflikti i madh politik të cilin ky zotëri po shkakton, Shqiptarët presin tu hapet dera e BE ai vë flakën urës që të çon te dera e BE.

Ne do të hyjmë në zgjdhje. Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhje me çdo lloj formule. Nuk mund të lejojmë një bandit të vazhdojë të qeverisë”- tha Bylykbashi.

Top Channel