Kolesteroli është një yndyrë e domosdoshme për çdo qelizë të trupit. Kolesteroli ndahet në dy kategori: Lipo-proteinë e dendësisë së lartë që njihet si kolesteroli i mirë dhe lipo-proteinë e dendësisë së ulët që njihet ndryshe si kolesteroli i keq.

Kolesteroli në vetvete ka katër funksione kryesore:
Mirëmbajtjen e strukturave qelizore,
Prodhimin e acideve biliare në zorrë,
Mundësimin e prodhimit të vitaminës D
Ndihmë për prodhimin e hormoneve.
Kolesteroli i keq duhet mbajtur në nivele të ulëta për shumë arsye, veçanërisht për shmangien e sëmundjeve të zemrës.

Nivelet e Duhura Të Kolesterolit Në Gjak
Tek të rriturit, niveli i kolesterolit të plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl. Nivelet e kolesterolit të keq duhet të jenë nën 100 mg/dl ndërsa nivelet e kolesterolit të mirë duhet të jenë mbi 60 mg/dl. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për një kurë krejtësisht natyrale e cila falë konsumit të rregullt ditor, ndihmon në mbajtjen nën kontroll dhe uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

Përbërësit:
2 lugë gjelle mjaltë,
1 lugë gjelle kanellë pluhur,
1 filxhan me çaj jeshil.

Përgatitja:
Ziejeni ujin në një çajnik, fikeni zjarrin dhe vendosni bustinën e çajit jeshil ose çaj të thatë. Pas 5 minutash, kullojeni çajin në një filxhan. Shtoni një lugë gjelle me kanellë pluhur e më pas dy lugë gjelle mjaltë.

Si Ta Përdorni Kurën Kundër Kolesterolit
Ky lëng mirëbërës duhet konsumuar rregullisht çdo ditë. Ai arrin të ulë nivelin e kolesterolit në gjak që dy orë pas pirjes. Vetitë e çajit kundër kolesterolit i atribuohen përbërësve të tij të shëndetshëm. Kanella ka aftësi të stabilizojë sheqernat në gjak. Mjalti përmirëson tretjen dhe ul kolesterolin. Çaji jeshil ndihmon në djegien e yndyrnave dhe përmirëson performancën fizike të njeriut. Kolesteroli i keq mund të mbahet në nivele të ulëta falë katër ndryshimeve të rëndësishme në stilin e jetesës. Këto ndryshime janë:

Ushqyerja e shëndetshme,
Aktiviteti i rregullt fizik,
Lënia e duhanit,
Mirëmbajtja e peshës.
Nëse ndryshimet në stilin e jetesës janë të pamjaftueshme, mund të konsultoheni me një mjek për marrjen e medikamenteve të veçanta kundër kolesterolit./AgroWeb.

Top Channel