Stuhia tropikale godet Meksikën, 6 viktima dhe mijëra të evakuuar

05/10/2020 20:10

Stuhia tropikale Gamma e cila është efektive në pjesën juglindore të Meksikës ka shkaktuar 6 viktima ndërsa janë evakuuar mijëra persona.

Zyrtarët bënë të ditur se stuhia tropikale ka goditur brigjet e gadishullit Yutacan dhe rajonet Tabasco dhe Chiapas.

Agjencia për Mbrojtjes Civile njoftoi se 4 persona, dy prej të cilëve fëmijë kanë humbur jetën nga e shembja e shtëpive si pasojë e rrëshqitjes së dheut që stuhia tropikale Gamma ka shkaktuar në Chiapas.

Më tej thuhet se 2 persona të tjerë kanë humbur jetën në përmbytjet që kanë shkaktuar shirat intensivë nga stuhia Gamma.

Stuhia tropikale ka prekur mbi gjysmë milioni njerëz në rajonin Chiapas dhe në disa pjesë të gadishullit Yutacan, ndërkohë që si pasojë janë evakuuar në strehimore mbi 3.400 njerëz në rajonin Tabasco i cili është rajoni më i prekur nga stuhia.

Top Channel