Melanie Trump reagon për herë të parë pas infektimit me COVID

05/10/2020 20:19
Melanie Trump

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump ka reaguar për herë të parë që pas lajmit që doli pozitive me COVID-19.

“Familja ime është mirënjohëse për ju për të gjitha lutjet dhe mbështetjen tuaj. Unë ndihem mirë dhe do të vazhdoj të pushoj në shtëpi”, tha ajo përmes një postimi në TWitter.

“Lutjet e mia shkojnë për ata që janë të sëmurë ose kanë një anëtar të familjes të prekur nga virusi”, përfundon Melania.

Kujtojmë se ajo bashkë me bashkëshortin Donald Trump u infektuan me COVID-19, ndërsa janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel