Sot u votuan në Kuvendin e Shqipërisë u votuan ndryshimet e Kodit Zgjedhor. 96 deputetë votuan pro këtyre ndryshimeve, ku koalicionet i nxjerr me një listë të përbashkët.

Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel ku të ftuar janë analiste si dhe deputeti dhe përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i cili debatoi me analistin Andi Bushati.

Bushati hodhi akuza të forta duke thënë se sa herë janë bërë ndryshime të njëanshme ka pasur masakër elektorale.

“Në 96 dhe vitin 2000 u bënë ndryshime të njëanshme dhe e pamë që kishte masakër elektorale”- tha Bushati.

“Hapëm listat dhe mbyllëm partitë. Nuk kemi ndryshuar rregullat e lojës. Nuk do të ndodhë asgjë”- u përgjigj Gjiknuri.

Top Channel