Damian a e di çfarë ke firmosur?- Andi Bushati debaton me Gjiknurin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

05/10/2020 21:36
Andi Bushati

Teksa po diskutohet për votimin e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, Open në Top Channel ka nisur me debate të forta.

Një debat u zhvillua mes analistit Andi Bushati dhe deputetit të PS, Damian Gjiknuri. Debati nisi për nenet 19 dhe 36 të marrëveshjes së 5 qershorit.

Pjesë nga debati:

Bushati: Keni prishur marrëveshjen e 5 qershorit për koalicionet.

Gjiknuri: Marrëveshja e 5 qershorit nuk është prekur. As te koalicionet dhe as te pikat e tjera si financimi i Partive, hapja e listeve etj.

Bushati: Damian, e keni ndryshuar. E ke të shkruar, jo çfarë ke diskutuar në kafe? A e ke lexuar, a e di çfarë ke firmosur?

Gjiknuri: E keni të shkruar. Keni ndryshuar nenet për koaliconet.

Top Channel