I moshuari turk besonte se ishte dëshmitar i një incidenti terrorist, kur hasi në një trupë televizive dhe ndërhyri për të shpëtuar gruan që besonte se po merrej peng.

78 vjeçari Muzaffer Parlak, ishte duke ecur kur hasi në setin e xhirimit të serialit turk “Ylli i Veriut” në zonën Perşembe të qytetit të Detit të Zi, Ordu.

Në këtë kohë aktorja Merve Sen po xhironte skenën kur një grup burrash grabisin një dyqan bizhuterish dhe tentojnë ta marrin peng.
Parlak mendoi se skena ishte e vërtetë dhe hyri duke tentuar ta shpëtonte.

Grupi i xhirimit i shpjeguan atij më pas se po krijohej një film, dhe i moshuari i kërkoi falje regjizorit dhe u largua.
Parlak tha për mediat se mendoi se kishte hasur në një incident terrorist.

“I pashë ata të merrnin peng vajzën dhe ndërhyra, të gjithë qytetarët duhet të tregojnë këtë nivel ndërgjegjësimi”, tha ai.

Parlak tha më tej se kur incidenti u shfaq në media, shumë njerëz e kishin telefonuar për ta përgëzuar.

FOTO GALERI
1/5
I moshuari turk besonte se ishte dëshmitar i një incidenti terrorist

Top Channel