Një dhimbje koke mund të shkaktohet nga arsye të ndryshme si stresi, presioni i lartë i gjakut, një dëmtim, apo edhe ndryshimet e motit.

Mënyra se si zgjidhni të modeloni flokët mund të jetë gjithashtu një faktor kryesor që ju krijon një dhimbje koke. Disa modele flokësh që ushtrojnë presion në skalpin tuaj të kokës mund të rezultojnë në dhimbje. Pas disa hulumtimeve është nxjerrë në përfundim se janë disa modele flokësh që japin dhimbje koke.

Nën gjëndrat e flokëve dhe në skalpin tuaj ka nerva shumë të ndjeshme që mund të ndiejnë dhimbje. Një bisht mund të shkaktojë një ndjesi shtrëngimi në shumë nerva në të njëjtën kohë, gjë që mund të rezultojë në një dhimbje koke.

Kjo gjendje është mjaft e zakonshme, dhe njihet si sindroma e dhimbjes së kokës së bishtit.Njerëzit që mbajnë shirita të ngushtë koke gjithashtu mund të kenë një dhimbje koke. Kjo konsiderohet si një dhimbje koke e jashtme me kompresim dhe mund të ndodhë kur diçka e veshur në kokën tuaj ushtron presion të vazhdueshëm në ballë ose në kokën tuaj.

Kjo lloj dhimbje koke shpesh përshkruhet si presion i moderuar, i vazhdueshëm dhe ju dhemb më shumë në zonën ku objekti po ju shtyp.
Zgjatjet e flokëve të thurura fort mund t’ju japin një mani të mrekullueshme, por ato gjithashtu mund të çojnë në një dhimbje koke.

Shtimi i kësaj peshe në flokët tuaj krijon tension në kokë dhe tërheqja e tepërt e kokës dhe gjëndrave të flokëve mund të bëjë që nervat në kokë të bëhen të ndjeshme. Ndryshe nga çdo model tjetër flokësh, zgjatimet e flokëve modelohen vazhdimisht duke rezultuar në presion të vazhdueshëm në lëkurën tuaj të kokës.

Masazhoni butësisht kokën tuaj në zonën ku ndjeni dhimbje dhe merrni frymë thellë.Shmangni veshjet e kokës të panevojshme.Konsideroni modelet e flokëve që nuk ju bëjnë shumë presion në skalpin tuaj të kokës: një bisht të lirë, një bisht të ulët ose bishtaleca të lirshme, ose ndoshta edhe një model të shkurtër flokësh. Flini mjaftueshëm.

 

 

 

 

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel