Menjëherë pas humbjes turpëruese 1-6 ndaj Tottenhamit në “Old Trafford”, Manchester United ka përforcuar mbrojtjen, duke transferuar në Premier League mbrojtësin brazilian Alex Telles.

Ky i fundit është 28-vjeç dhe ka ardhur nga klubi portugez i Portos, ndërsa sot ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur për 4 sezone me “djajtë e kuq”, ku do të provojë të bëhet lider i krahut të majtë të mbrojtjes.

“T’i bashkohesh Manchester United është një nder i madh. Duhet të punosh fort për të realizuar këtë arritje në karrierë. Premtoj se do të japë gjithçka për klubin. Kam fituar shumë trofe me Porton dhe dua që të vazhdoj kështu edhe me Manchester United”, u shpreh Telles.

Braziliani ka luajtur më herët edhe me Galatasaray-n e Interin, ndërsa që prej verës së 2016-ës është pjesë e Portos, me të cilën ka luajtur 195 ndeshje dhe ka shënuar edhe 26 gola.

Top Channel