Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve: Koronavirusi mund të përhapet nga ajri

06/10/2020 03:57

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) postoi një rishikim të udhëzimeve të saj lidhur me koronavirusin të hënën, duke thënë se virusi mund të përhapet nganjëherë në rrugë ajrore.

Sipas CDC-së, disa individë mund të infektohet nga ekspozimi ndaj virusit në masa të vogla spërklash, të njohura si aerosole, të cilat mund të qëndrojnë pezull në ajër për disa minuta, madje edhe disa orë.

Ndryshimi i udhëzimeve të hënën bazohet në studime që tregojnë se në disa rrethana të kufizuara, por jo të pazakonta një person i infektuar mund të përhapë virusin tek të tjerët që qëndrojnë më shumë se dy metra larg, ose rrezikun për infektim nëse individi ndodhen në mjedisin ku ishte personi i infektuar, megjithëse ai mund të jetë larguar pak më parë.

Në këto raste, thotë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), përhapja e virusit ndodh në mjedise të mbyllura me qarkullim jo të mirë ajri, sidomos gjatë aktiviteteve që kërkojnë frymarrje të thellë, për shembull fizkulturë, apo kur personi këndon.

Muajin e kaluar CDC bëri një koment të ngjashëm për rrezikun e përhapjes nga ajri të koronavirusit, por e tërhoqi më pas.

Top Channel