Donald Trump vihet në lojë për “nënshkrimin e fletëve të bardha” në fotot e inskenuara nga spitali

05/10/2020 18:49

Shtëpia e Bardhë ka publikuar së fundmi disa foto ku presidenti 71-vjeçar duket mjaft i zënë duke firmosur me lapistilin e tij të zi dokumente në spitalin ushtarak Walter Reed, të cilat vëzhguesit symprehtë të mediave sociale kanë tallur si “të inskenuara”.

President Donald Trump është vënë në lojë për nënshkrimin e atyre që duken si “letra të bardha” duke pretenduar se po punon, edhe teksa lufton kundër infeksionit të koronavirusit.

Bija e tij Ivanka Trump komentonte: “Asgjë nuk e ndalon atë të punojë për popullin amerikan!”

Por komentuesit theksonin faktin se presidenti ishte shfaqur në foto në dy vende të ndryshme brenda vetëm 10 minutave.

Gazetari i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Feinberg tha se Trump “duket se po nënshkruan emrin e tij në një fletë të bardhë”.

Foto ishin marrë gjatë natës së dytë kur presidenti është i shtruar me koronavirus në spitalin ushtarak.

Ato janë bërë objekt talljesh në rrjetet sociale, teksa një person shkruante: “Ai është një ‘reality TV star’. Ka nevojë vetëm të bëjë disa foto me pamje presidenciale, të cilat i performon shumë mirë.”

Ndërsa një tjeter komentonte pretendimin e fletëve të bardha: “Kjo është e vetmja gjë që ai di të bëjë. Për sa kohë që duket sikur punon dhe mbështetësit e tij e besojnë, është ndoshta më mirë se të bësh diçka me te vërtete”.

“Po jetojmë në kohën e presidencës ‘reality TV’.”

Të tjerë kritikonin Trump për mosmbajtje të mjeteve kundër përhapjes së virusit.

Historiani Alex von Tunzelmann tha; “Nuk është një surprizë e madhe që fotot janë inskenuar. Më zbavisin ata që thonë se presidenti po nënshkruan një fletë të bardhë letre, por shqetësuese është që ai nuk mban maskë.”

“Shpresoj që kotësia e tij të mos ketë infektuar fotografin.”

FOTO GALERI
1/3
President Donald Trump është vënë në lojë duke pretenduar se po punon, edhe teksa lufton kundër koronavirusit.

Top Channel