Anulimi i miqësores, fokusi te Kazakistani dhe Lituania

05/10/2020 20:03

Kombëtarja shqiptare nuk do ta luajë miqësoren me Armeninë që u anulua për shkak të trazirave në vend, kështu që kuqezinjtë do të fokusohen te ndeshjet zyrtare me Kazakistanin dhe Lituaninë, të dyja në transfertë.

Për mbrojtësin Dermaku fakti që sfida me Armeninë u anulua është dicka pozitive për kombëtaren.

Kastriot Dermaku: Besoj se është një lajm i mirë sepse kemi më shumë kohë që të punojmë me të rinjtë edhe për faktin se në Armeni situata nuk është e mirë për momentin. Kështu kemi më shumë kohë për të integruar lojtarët e rinj në skuadër.

Kombëtarja shqiptare për këto ndeshje do të ketë disa mungesa por Dermaku theksoi se të rinjtë që kanë ardhur do të jenë në gjendje të kompensojë këto mungesa ndërkohë që shprehu besimin se skuadra do të japë maksimumin në këto 2 ndeshje të radhës

Kastriot Dermaku: Jam i bindur se lojtartët e rinj që kanë luajtur me skuadrën U21 do mbulojnë këto mungesa. Do të japim maksimumum, do mundohemi të fitojmë të djka ndeshjet i kemi mundësitë që të fitojmë, është objektivi ynë, jemi në një një grup kompetitiv, duhet të marrim të gjithë pikët është me shumë rëndësi.

Në të njëjtën linjë me Dermakun ishte edhe Qazim laci që nuk e fshehu zhgënjimin për debutimin me humbje ndaj Lituanisë.

Qazim Laci: Debutimi me Lituaninë nuk ishte ai që mendoja. Nuk e prisnim atë lojë dhe ne vetë nuk ishim gati dhe ndoshta e morëm pak më lehtë këtë ndeshje se mendonim se do fitonim. Ne për çdo ndeshje do të japim maksimumin që të marrim më shumë pikë ky është objektivi ynë.

Ndërkohë pasditen e së hënës skuadra ka zhvilluar seancën stërvitore në Selman Stërmasi ku do të vazhdojë të përgatisë ndeshjet e saj zyrtare me Kazakistanin dhe Lituaninë, pasi këtë radhë grumbullimi i kuqezinjve është bërë në Tiranë.

Top Channel