Futi dorën brenda kafazit për të përkëdhelur luanin, burri e pëson keq

05/10/2020 22:11

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në një kopsht zoologjik në Senegal.

Një punonjës i kopshtit futi dorën midis hekurave të kafazit ku ndodhej luani, për ta përkëdhelur. Por në këtë moment, kafsha i kafshon krahun burrit, i cili filloi të bërtasë nga dhimbjet.

Vizitorët të mbërthyer nga paniku nisin të ulërijnë, ndërsa disa të tjerë hedhin gurë mbi luanin për të shpëtuar burrin. Fatmirësisht punonjësi e ka goditur kafshën e egër në kokë me dorën që kishte të lirë, e pas kësaj arriti që të lirohet nga kafshimi i fuqishëm.

Sipas mediave lokale, burri i quajtur Abdoulaye Wade, sistematikisht provokonte luanin. Kjo është vërtetuar nga kamerat e sigurisë së kopshtit. Ndërsa gjatë incidentit raportohet se ai tentoi të përkëdhelte luanin, për t’i dhuruar “spektakël” vizitorëve.

Top Channel