Momente paniku/ U ngjit në majë të palmës për ta krasitur, burrit i ndodh e papritura (VIDEO)

05/10/2020 22:07

Një kopshtar në SHBA ka rrezikuar seriozisht jetën, teksa ishte duke krasitur degët e një palme.

Kopshtari nga San Bernadino u ngjit në majë të palmës 30 metra të lartë për ta krasitur e për t’i hequr disa degë që ishin dëmtuar nga erërat e forta.

Por në një moment, palma nisi të lëkundej fuqishëm dhe kopshtari mbi të mezi arriti të mbahej. Fatmirësisht ai mundi që të shpëtonte dhe t’ia hidhte pa lëndime këtij incidenti të frikshëm. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme…

Top Channel