Pandemia në Europë/ Vetëm katër vende të BE nën pragun kritik, rritet edhe numri i viktimave

06/10/2020 01:01

Vetëm katër vende të Bashkimit Europian janë nën pragun kritik të rasteve të Covid-19, sipas të dhënave më të fundit që vijnë në kohën kur kontinenti i vjetër po përpiqet me shumë zor të frenojë shpërthimet e reja të infeksionit.

Niveli i alarmit të koronavirusit që ka vendosur Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) është 20 raste për 100,000 njerëz në një mesatare shtatë ditore. Përtej këtij pragu, thotë agjensia, rreziku i Covid-19 konsiderohet i lartë.

Shtetet që e kalojnë provën e tij, janë Gjermania me 18.4 raste për 100,000 banorë, Finlanda 15.5, Qipro 14.6 dhe Norvegjia 13.9. më keq ndërkohë në këtë moment duket se janë Republika Çeke me 167.6, Hollanda me 140.3 dhe Franca 120.3. Niveli i vdekshmërisë po ashtu është në rritje në Europë, sic është regjistruar në 27 vende.

Edhe Islanda që dukej se e kishte frenuar mirë sëmundjen është detyruar të marrë masa të reja duke përfshirë kufizimin e grumbullimeve dhe mbylljen e disa ambjenteve të argëtimit. Parisi sakaq është shumë pranë një karantine të re, teksa situata po rëndohet në mbarë Francën.

Top Channel