Ditë largimesh në “PërPuthen”/ Tea largon Renaton, Erjoni ikën bashkë me të, Nikolini…

05/10/2020 19:57

Tea u vendos përballë një zgjedhjeje të vështirë ku iu kërkua nga produksioni që të tregonte emrin e konkurrentit që do të dëshironte të largonte.

Ajo zgjodhi Renaton, pasi tha se më të nuk ka shumë miqësi. Teksa Renato u vendos në mes të skenës dhe tha se “aty ku je i drejtë ka dredhira”, shtoi se në këtë emision ka njohur vëllanë e tij por nga një mama tjetër, i cili ishte Erjoni.

Pas kësaj deklarate, Erjoni bëri kërkesën se do të dëshironte që dhe ai të qëndronte me “burrat” jashtë, duke iu referuar kështu Renatos, e kështu preferoi të largohej. Pas tij, edhe Nikolini kërkoi largimin nga emisioni, duke e cilësuar këtë si një zgjedhje familjare.

Ndërkohë moderatorja Bora Zemani paralajmëroi se edhe një djalë tjetër do të largohet nga emisioni, ndërsa të premten do të vijnë konkurrentë të rinj.

Top Channel