Drogë dhe armë në bagazh/ Policia greke arreston shqiptarin, 29 kilogramët do dërgoheshin në Athinë

05/10/2020 21:51

Policia greke ka arrestuar në vendin e quajtur Rajo, në afërsi të Igumenicës, një shtetas shqiptar, i cili u gjet në kushtet e flagrancës me 29 kilogramë kanabis në bagazhin e automjetit të tij.

Sipas policisë greke, departamenti i antidrogës kishte informacione lidhur me një sasi droge që do të transportohej nga kufiri shqiptaro-grek në Qafë Botë, me destinacion Athinën.

Pasi u krye survejimi i zonës u vendos të kontrollohej automjeti më të cilin udhëtonte shtetasi shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik.

Në bagazhin e automjetit të markës “Citroën” me targa greke u gjetën 29 kg kanabis, 2 celularë dhe një pistoletë Zastava me 7 fishekë.

I arrestuari u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel