Melania flet pas infektimit: Ndihem mirë, por më duhet pushim

06/10/2020 02:30

E diagnostikuar me koronavirus javën e kaluar së bashku me të shoqin, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, tha se “ndihet mirë”. Në një postim në Twitter, Melania, 50 vjeçe u shpreh se “do të vazhdojë të pushojë në shtëpi”.

Ndryshe nga presidenti Trump, ajo nuk ka kërkuar trajtim në spital, por ka zgjedhur të vetizolohet në Shtëpinë e Bardhë. “Familja ime është mirënjohëse për të gjitha lutjet dhe mbështetjen”, u shpreh Melania.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se pas frikës së fillimit, kur situata e tij u paraqit e rënduar, tani gjendja e presidentit vazhdon të përmirësohet dhe se ai mund të dalë nga spitali shumë shpejt. Ndërkohë, ka dalë pozitive në testin e koronavirusit sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Në një postim në Twitter, McEnany tha se do të futet në karantinë dhe se do të punojë në distancë. Sekretarja e kritikuar për daljen pa maskë në konferencat e shtypit, tha se nuk ka simptoma.

Top Channel