“Mund ta shpallësh Ramën mbret e të thuash…”- Abilekaj “kapet” me Gjiknurin

05/10/2020 21:42

Analisti Enton Abilekaj dhe përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, u “përplasën” sot në studion e “Open”, ndërsa po diskutonin rreth miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Gjiknuri tha se ndryshimet e miratuara, nuk prekin marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa Abilekaj iu drejtua duke i thënë se “ti mund ta shpallësh edhe Ramën mbret e të thuash është shtesë, nuk prek marrëveshjen”.

Ai akuzoi më pas Gjiknurin dhe maxhorancën se po “gënjejnë pafytyrësisht”

Debati:

Abilekaj: Pse e ndryshuat Kushtetutën?

Gjiknuri: Sepse u pa nevoja dhe ishte pjesë kompromisit për të hapur listat, ku të gjitha palët u shprehën dakord.

Abilekaj: Bëni marrëveshje me katër pika me opozitën parlamentare, e ndryshuat pas kësaj marrëveshje, i jeni mbajtur?

Gjiknuri: Po

Abilekaj: Po opozita bllokoi foltoren sot, ishte kudër këtyre

Gjiknuri: U vendos parimi i hapjes së listave

Abilekaj: Opozita parlamentare ju solli projektin

Gjiknuri: Ulëm pragun, donin hapjen e listave

Abilekaj: Nuk e morët parasysh projektin, se nuk mund të gënjejnë paftyrësisht, është turp

Gjiknuri: U vendos parimi i hapjes së listave

Abilekaj: Opozita parlamentare ju soli projektligjin, pse nuk e morët parasysh? Po mashtroni

Top Channel