E enjte, 27 Gusht 2020
09:16
Covid-19/ Dalin rezultatet paraprake të vaksinës “Moderna”! Funksionon edhe te të moshuarit?

“Moderna Inc.” njoftoi ditën e mërkurë se vaksina e saj eksperimentale kundër koronavirusi krijon imunitet te të moshuarit, njësoj si te vullnetarët e rinj, duke ofruar shpresë që ajo do të jetë efektive dhe tek njerëzit që ishin më të rrezikuar nga komplikacionet që shkakton Covid-19.

09:10
Jep dorëheqjen komisionari për Tregti i BE-së

Komisionari për Tregti i Bashkimit Evropian, Phil Hogan, dha dorëheqje të mërkurën vonë, pasi Qeveria e Irlandës – vendit prej nga vjen – e akuzoi për shkelje të udhëzimeve për mbrojtje nga koronavirusi.

09:09
Në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh

Në Bruksel vazhdon sot dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në nivel të ekspertëve.

09:07
Si arriti Katari të përballet “kaq mirë” me koronavirusin?

Katari ka qenë dëshmitar i shkallës më të lartë të infeksioneve me koronavirus në botë për kokë banori, por ka patur një nga nivelet më të ulëta të viktimave për shkak të testimit të gjerë, një popullate të re dhe shpenzimeve të konsiderueshme të kujdesit shëndetësor.

08:51
“Mundësi historike”/ Meta video-mesazh para zgjedhjeve të 30 gushtit në Malin e Zi

Përmes një video-mesazhi, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u është drejtuar sot me një thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë në Malin e Zi, sa u takon zgjedhjeve të 30 gushtit.

08:27
8 mijë e 942 persona në Kosovë janë shëruar nga COVID-19

Nga 48 mijë e 743 persona të dyshimtë në virusin SARS CoV 2, 12 mijë e 840 prej tyre rezultuan pozitivë me COVID-19.

08:24
Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 46-vjeçari në Elbasan

Një 46-vjeçar ra në pranga në Elbasan, pasi kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

08:21
Vatra e re e krizës në Evropë – Greqia dhe Turqia vazhdojnë të luajnë me zjarrin

Edhe pse Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u përpoq të ndërmjetësojë mes Greqisë dhe Turqisë, tensionet midis dy partnerëve të NATO-s vazhdojnë. Ministrja gjermane e Mbrojtjes kritikon manovrat ushtarake në Mesdhe.

08:18
BE diskuton për sanksione ndaj Turqisë dhe Bjellorusisë

Nëse përpjekjet e Gjermanisë për të ndërmjetësuar në konfliktin me Turqinë dështojnë, BE-ja pritet të shtojë sanksionet. Sanksione pritet të vendosen edhe ndaj Bjellorusisë.

08:05
Vrau 51 persona në dy xhami, dënohet me burgim të përjetshëm Brenton Tarrant

Një gjykatë në Zelandën e Re ka dënuar me burgim të përjeshtshëm pa të drejtë lirimi me kusht, burrin që vrau 51 persona në dy xhami.

07:43
Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët mblidhen në Bruksel

Të enjten në Bruksel do të zhvillohet takimi në nivel të ekspertëve, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian.

07:33
‘Ishte lënë në harresë prej vitesh, tani ofron shërbim me standarde’- Rama poston pamjet e qendrës shëndetësorë të Kombinatit

Në postimin e zakonshëm të mëngjesit në Facebook, sot kryeministri Edi Rama ka vendosur të postojë pamjet nga qendra shëndetësore e Kombinatit.

07:20
Temperatura deri në 38 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

07:07
Video/ Gruaja e ndjek për ta dhunuar, burri fshihet mbi pemë për t’i shpëtuar “ndëshkimit”

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Maracanau të Brazilit. Pas një debati me gruan, një burrë shihet gjysmë i zhveshur në rrugë e duke u fshehur nga ajo, e cila po e ndjek për ta dhunuar.

06:46
Irani u ofron inspektorëve ndërkombëtarë qasje në lokacionet bërthamore

Irani ra dakord që t’iu ofrojë inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) qasje në dy lokacione të dyshuara bërthamore. Marrëveshja u arrit gjatë vizitës në Teheran të drejtorit të përgjithshëm të ANEB-it. Agjencia e ka kritikuar Iranin që nuk u është përgjigjur pyetjeve të saj në lidhje me materialin e mundshëm të padeklaruar bërthamor dhe aktivitetet e mundshme bërthamore në dy lokacione.

06:25
Trump dërgon trupa shtesë në Uiskonsinin e përfshirë nga dhuna

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të dërgojë forca shtesë federale në Kenosha të Uiskonsinit, kur për tre net me radhë ka pasur trazira, si pasojë e të shtënave të policisë kundër një afrikano-amerikani.

06:11
Zbuloni si të ulni tensionin e lartë me 3 metoda natyrale

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

05:50
Shqipëria në vendin e 29-të në rang botëror për eksportin e shalqinit

Shqipëria renditet e 29-ta në rang botëror për eksportet e shalqirit “Made in Albania”, që vitet e fundit kanë kapërcyer ndjeshëm shifrat mesatare të eksporteve që shënohen nga vende të ndryshme të botës.

05:28
Popullsia shqiptare po plaket. Numri i lindjes së fëmijëve në rënie

Në Shqipëri, sipas një studimi më të fundit, është vërejtur një plakje me ritme të shpejta e popullsisë. Studimi thekson se rritja e numrit të të moshuarve po ndodh njëkohësisht me emigrimin e familjeve të reja dhe normat e ulëta të lindshmërisë së popullatës në vend.

05:07
Rrushi i Serezit i shpateve shqiptare/ Vlerat e rralla për shëndetin Tuaj

A keni dëgjuar ndonjëherë për një frut pylli që ngjan si një shalqi i vogël dhe ka shijen e një rrushi të athtë? Po flasim për atë që në latinisht quhet Ribes Uva, e që njihet në Shqipëri si Rrush frëngu, Rrush serezi ose Rrushi i dhelprës.

04:46
SHBA/ Agjencia e imigracionit paralajmëron pritje të gjata për shërbimet e vizave

Agjencia federale që merret me vizat amerikane ka njoftuar se do të shmangë lejen e detyruar pa pagesë të 70% të personelit javën e ardhshme por paralajmëroi aplikantët për viza se do t’u duhet të presin për një kohë të gjatë.

04:34
SHBA/ Mbështetës të rinj të Presidentit Trump në Kuvendin e Republikanëve

Këtë javë Partia Republikane po shpreson të përgatisë terrenin për një përsëritje të fitores së Presidentit Donald Trump më 2016 duke entuziazmuar bazën e partisë dhe duke tërhequr votuesit e pavendosur. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se presidenti ka më pak mbështetje se sa kandidati i partisë demokrate, Joe Biden. Në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve në Sharlotë të Karolinës së Veriut, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti bisedoi me disa votues të cilët thonë se ata nuk e mbështetën Presidentin Trump në vitin 2016, por do ta mbështesin atë këtë vit.

04:15
Znj. Harris në kundërpërgjigje të presidentit, pas fjalimit të së enjtes

Kandidatja demokrate për nënpresidente Kamala Harris ka në plan që të enjten të mbajë një fjalim me kritika ndaj Presidentit Donald Trump lidhur me mënyrën se si e ka trajtuar ai pandeminë e koronavirusit, pak orë para se ai të pranojë emërimin e partisë së tij për një mandat të dytë.

03:53
Drejtësia amerikane mund të hetojë vdekjet nga koronavirusi në azilet e pleqve

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të mërkurën se po shqyrtonte mundësinë për të hetuar katër shtete lidhur me rregullat që kërkojnë nga shtëpitë e pleqve që të pranojnë pacientë me koronavirus, duke thënë se rregulloret mund të kenë çuar në vdekjen e mijëra pacientëve të moshuar.

03:32
SHBA/ Hetuesit: Gjetëm thikë në makinën e të plagosurit Jacob Blake

Hetues të Departamentit të Drejtësisë të shtetit Uiskonsin kanë gjetur një thikë në anën e shoferit, në dyshemenë e makinës ku po futej Jacob Blake, kur u qëllua nga policia në Kenosha të Uiskonsinit tri ditë më parë, tha të mërkurën prokurori i përgjithshëm i shtetit, Josh Kaul.

03:11
Diplomati i lartë amerikan në Moskë; helmimi i Navalny-it dhe situata në Bjellorusi

MOSKË – Diplomati i dytë më i lartë amerikan përmbylli sot në Moskë bisedime me zyrtarët më të lartë rusë, në përfundim të një vizite dyditore që synonte përafrimin e qëndrimeve për krizën politike në zhvillim në Bjellorusi, si dhe për sëmundjen e papritur të një opozitari kryesor rus nga ajo që duket se ishte një substancë helmuese.

02:50
OBSH jep lajmin e mirë: Pandemia e Covid-19 po ngadalësohet në botë

Më në fund një lajm i mirë. Duket se pandemia e koronavirusit po ngadalësohet në shkallë globale, të paktën sipas të dhënave të fundit javore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në veçanti në kontinentin amerikan.

02:35
Pandemia e Covid-19/ Masa të reja në shumë vende

Ministri gjerman i financave, Olaf Scholz, thotë se ekonomia e vendit duket se po ecën me ritme më të mira nga sa druhej pak javë më parë. Ai beson se Gjermania do të kthehet në nivelet e para krizës në fund të 2021 dhe në fillim të 2022.

02:14
Maskat në shkolla/ Britania e Madhe ndryshon rregullat

Qeveria britanike ka ndryshuar udhëzimet për mbajtjen e maskave në shkollë për fëmijët mbi 7 vjeç. Në një deklaratë të sekretarit të arsimit, Gavin Williamson, tha se fëmijët e moshës 12 vjeç ose më sipër, por edhe të rriturit, duhet të mbajnë maska në shkollë në zonat e kuqe të Anglisë që përfshijnë qytetet e Leiesterit dhe Lutonit, por edhe në zonën e Mancesterit të madh.

01:53
Tensionet me Turqinë/ Kryeministri i Greqisë zhvillon një bisedë telefonike me Donald Trump

Në një moment kur Athina duket më e vendosur se kurrë të mos heqë dorë në përballimin e provokimeve turke si ushtarakisht ashtu edhe me marrëveshje ligjore detare me fqinjët e tjerë të saj, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka pasur edhe një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump mbrëmjen e së mërkurës për të diskutuar zhvillimet e fundit në Mesdheun Juglindor.

01:36
Europiani në 2021/ UEFA mendon ndryshime në organizim

Planet për organizimin e Europianit të futbollit këtë verë morën një goditje serioze nga shpërthimi i pandemisë, por me vetëdijen se nuk ka një datë për vaksinën dhe rikthimin te jeta normale, edhe drejtuesit e UEFA-s po studiojnë tani plane alternative.

01:21
‘Zgjerimi grek nuk prek Shqipërinë’- flet për Top Channel eksperti Glevin Dervishi

Kryeministri grek Micotaqis lajmëroi zgjerimin e kufijëve me 12 milje në detin Jon. Kjo është bërë gjatë dorëzimit në Parlament të dy marrëveshjeve të detit me Egjiptin dhe Italinë. Ministri i jashtëm grek tha se do vizitonte edhe Tiranën.

00:58
Vardy mbyll karrierën te Leicester, rinovon deri më 2023-shin

Sulmuesi anglez Jamie Vardy ka vendosur të mbyllë karrierën te skuadra e Leicesterit, aty ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës dhe ku është bërë i njohur në arenën kombëtare e ndërkombëtare.

00:39
Greqi/ Shpëtohen 96 emigrantë nga mbytja, përsëri provokim turk në operacionin e shpëtimit

Vetëm pas gati 24 orësh kanë bërë xhiron e mediave greke dhe atyre të huaja pamjet dramatike të një operacioni të madh kërkimi dhe shpëtimi emigrantësh nga roja bregdetare greke dhe trupat e marinës së saj detare. Prej mbrëmjes të së martës për më shumë se 15 ore, ata kanë arritur të shpëtojnë 96 persona nga një anije që po mbytej e cila ishte nisur nga brigjet turke drejt Greqisë.

00:20
Rrahmani: Për Napolin nuk u mendova dy herë, shpresoj të gjej golin e parë “italian”

Në krah të sulmuesit Victor Osimhen, i cili është edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit, ishte edhe mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili u vu në dispozicion të Gattusos vetëm para pak ditësh.

E mërkurë, 26 Gusht 2020
23:52
Prezantohet blerja më e shtrenjtë e Napolit: Jam gati t’i shënoj Juves

Napoli pagoi 70 milionë euro për të marrë nga francezët e Lille sulmuesin e talentuar Victor Osimhen, i cili u bë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e klubit, duke parakaluar meksikanin Hirving Lozano, për të cilin De Laurentiis shpenzoi 40 milionë euro.

23:37
Në pritje të përgjigjes me shkrim, Messi pritet të paraqitet të hënën në stërvitjen e Barçës

Lionel Messi ua bëri të qartë drejtuesve të Barcelonës se ka vendosur të largohet, pasi u dërgoi një letër zyrtare, ku u kërkonte aktivizimin e klauzolës që e lejon ndërprerjen e parakohshme të kontratës që skadon vetëm verën e ardhshme.

23:25
Conte lë porositë e merkatos dhe niset me pushime, zbulohen emrat e preferuar

Pas një takimi më tepër se tre orë të gjatë në një vilë në periferi të Vareses, Antonio Conte dhe drejtuesit e Interit u sqaruan për gjithçka dhe vendosën të vijojnë projektin e nisur së bashku një vit më parë. Ditën e sotme trajneri zikaltër ishte në zyrat e klubit, ku burimet mediatike konfirmojnë se u ul sërish me Marottën, Ausilion e presidentin Stiven Zhang, për të planifikuar lëvizjet në merkato gjatë këtyre ditëve.

23:14
Arrihet marrëveshja me Schalken, dhurata e parë për Pirlon është një amerikan

Dhurata e parë që Andrea Pirlo do të marrë nga drejtuesit e Juves, që prej emërimit të tij në pankinën bardhezi, është një mesfushor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktualisht pjesë e gjermanëve të Schalke 04-ës.

22:50
Ujgurët frikësohen se Ankaraja po i nënshtrohet presionit të Pekinit

Shumë ujgurë të Kinës gjetën strehim në Turqi pas goditjes që Kina u bëri pakicave, kryesisht asaj myslimane që flet gjuhën turke. Vëshguesit e përshkruajnë gjendjen e të arrestuarve si në kampe përqëndrimi.

22:42
Kur dasmat shkojnë si mos më keq (FOTO)

Ndodh ndonjëherë që dita më e lumtur e jetës të përfundojë si mos më keq.

22:41
‘Shkelje për Covid-19’/ Dorëhiqet komisionari evropian për Tregti

Komisionari për Tregti i Bashkimit Evropian, Phil Hogan dha dorëheqjen sonte për shkak të një skandali politik.

22:25
VIDEO/ Rusia nxjerr pamjet sekrete të shpërthimit bërthamor 3333 herë më të fuqishëm se Hiroshima

Autoritetet ruse kanë publikuar disa pamje të rralla të shpërthimit më të madh bërthamor që është realizuar ndonjëherë, i shkaktuar nga bomba “Car” që u testua në Detin Barnet në vitin 1961.

22:25
Raporti amerikan: Gjysma e policëve në Afganistan konsumojnë lëndë narkotike

Rreth gjysma e policëve në provincat jugore të Afganistanit përdorin drogë, dhe rreth 70 për qind e posteve policore në ato rajone janë fiktive pasi askush nuk punon në to, sipas një raporti të inspektoratit të Qeverisë amerikane të botuar sot.

22:05
Tragjike/ U “përlesh” me ariun për të shpëtuar djalin, humbet jetën e reja (FOTO)

Një nënë në Kanada, është sulmuar për vdekje nga një ari, në përpjekje për të mbrojtur djalin e saj nëntë vjeçar.

21:45
FOTO/ Kjo modele 2-vjeçare me aftësi të veçanta do t’iu zbukurojë mbrëmjen…

Një 2-vjeçare me aftësi të veçanta në Kanada, është bërë një modele mode për fëmijë. Eleanor Manton, do të shfaqet në katalogun e vjeshtë-dimrit 2020 të firmës së veshjeve për fëmijë “JoJo Maman Bebe”.

21:43
Vuçiç: Serbia në situatë të vështirë në lidhje me Kosovën

Presidenti Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se Serbia është në një situatë të vështirë në lidhje me Kosovën dhe mendon se serbët nuk janë të vetëdijshëm për këtë.

21:38
Historia e tankeve më të famshme që i dhanë forcën e zjarrit ushtrisë së Britanisë

Në epokën e re të teknologjisë dhe luftës kibernetike, shefat e mbrojtjes në Britani kanë nisur planet e eliminimit të shumë modeleve të tankeve, prandaj mediat nostalgjike vendase kanë hartuar një listë përkujtimore të fortesave britanike ndër vite.

21:32
Koronavirusi/ Ky qytet në Brazil, ka arritur imunitetin e tufës

Qyteti braziljan i Manausit, ku trupat e të vdekurve nga koronavirusi ishin aq shumë sa u desh të mbaheshin në kamionë frigoriferikë, mund të ketë arritur imunitetin e tufës thonë shkencëtarët.

21:26
Fotot/ Fshati biblik i Bethsaidës ku Krishti eci mbi ujë, është identifikuar më në fund nga arkeologët pas 32 vite gërmimesh!

Fshati biblik ku Jezusi thuhet të ketë kryer disa prej mrekullive të tij më të famshme ka ekzistuar vërtet. Arkeologët besojnë se gërmadhat e gjetura një milje nga Deti i Galilesë, i përkasin atij.

21:19
Vlorë/ Përfshihet nga zjarri skafi, reagon policia…

Pak më herët, Top Channel publikoi lajmin se në zonën e Triportit në Vlorë, një skaf është përfshirë nga flakët. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe policia e cila ka dhënë disa detaje të reja.

21:14
E rëndë në Gramsh/ U shpërtheu granata teksa luanin në oborr, humb jetën 6-vjeçari, në gjendje të rëndë i mituri tjetër

Një shpërthim granate i ka marrë jetën një 6-vjeçari në fshatin Siman të Gramshit teksa luante në oborrin e një banese.  Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe një 5-vjeçar i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

21:05
​Gjermania zgjeron paketën e ndihmës për ekonominë me 10 miliardë euro

Partitë e koalicionit gjerman kanë rënë dakord të zgjerojnë masat për të zbutur efektet negative të krizës korona në ekonominë më të madhe të Evropës me një shtesë prej 10 miliardë eurosh, duke përfshirë shtrirjen e programeve me kohë të pjesshme dhe ngrirjen e rregullave të falimentimit të korporatave.

21:03
Vetëvendosje refuzon ftesën e Hotit për takimet në Uashington dhe Bruksel

Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur poshtë ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti për pjesëmarrje në takimet e radhës me palën serbe në Uashington dhe Bruksel si pjesë e delegacionit të qeverisë për dialog.

21:02
​Specialja fton edhe ish-pjesëtarin e UÇK-së Shemsedin Thaqi

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shemsedin Thaqi.

21:01
Thaçi përkujton 11 anëtarët e vrarë të familjes Asllani nga forcat serbe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar 11 anëtarët e familjes Asllani nga Ranca e Shtimes, në 22-vjetorin e vrasjes së tyre makabre nga forcat kriminale serbe.

21:00
Hoti letër partive opozitare, u kërkon përfaqësues për takimin në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u ka dërguar letër partive opozitare në vend të cilave u ka kërkuar të dërgojnë nga një përfaqësues për takimin që do të mbahet me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë.

20:58
E mbani mend vogëlushin çapkën të filmit “I vetëm në shtëpi”? Ai sot feston 40-vjetorin e tij (FOTO)

Ai do të mbahet mend gjithmonë si fëmija çapkën, që ndaloi disa burra që po i grabisnin shtëpinë e tij, edhe sot, në ditëlindjen e tij të 40-et.

20:57
“Mos udhëtoni në 160 vende”/ Zgjatet paralajmërimi me dy javë

Paralajmërimi i qeverisë gjermane për të mos udhëtuar në rreth 160 vende zgjatet deri në mes të shtatorit.

20:57
Gruaja në varfëri ekstreme gjendet e vdekur pranë foshnjes së kequshqyer në qendër të Skocisë

Një azilante në gjendje të mjeruar u gjet e vdekur në fundjavë pranë foshnjes së saj të kequshqyer, në kryeqendrën e Skocisë, Glasgow.

20:50
Gjoba dhe heqje të lejeve të drejtimit, policia nuk toleron shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit

Me anë të një njoftimi, Policia Rrugore ka njoftuar se ka nisur kontrollet në të gjithë vendin me Radar, drager e dronë për të gjithë shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

20:46
Vaksina e koronavirusit/ Ballkani mund ta sigurojë si donacion

Vendet e Ballkanit Perëndimor mund ta sigurojnë vaksinën kundër koronavirusit edhe përmes donacioneve apo marrëveshjeve bilaterale me shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

20:44
Gjermania ndal protestat/ Masat anti-covid, nuk do lejohen grumbullime në fundjavë

Në kryeqytetin gjerman nuk do të lejohet të zhvillohen gjatë fundjavës demonstrata kundër masave për koronavirusin të vendosura nga qeveria. Lajmin e njoftoi vetë Senati i Berlinit.

20:37
Kosovës nuk i njihen testet covid/ Federata e futbollit: Testimet do t’i bëjmë vetëm në Shkup

Federata e Futbollit të Kosovës nuk do të pranojë që ekipet dhe kombëtarja të testohet për coronavirus nga Instituti Kombëtar i Kosovës, por në Maqedoni.

20:33
Në kujtim të Drago Siliqit/ E bija Laura Konda: Do ribotoj veprën e plotë

Nëse do te jetonte, në verën e këtij viti, Drago Siliqi, do të mbushte 90 vjeç. Por ai u nda nga jeta tepër i ri. Në moshën 33 vjeçare, pas një aksidenti ajror. Atë do ta kujtojmë patjetër si poet, botues, kritik. Së bashku do ta kujtojmë edhe në një olan më intim. Nëpërmjet vajzës së tij Laura Kondi që ka qenë vetëm dy vjeçe kur humbi të atin.

20:27
Shqipëria po plaket/ Në 2050, gjysma e popullsisë do të jetë mbi 65-vjeç

Me kalimin e viteve parqet nuk do te jenë më të mbushura plot me fëmijë por do të ketë më shumë të moshuar.

20:24
17 delfinët të ngordhur në brigjet e Mauritius ngjallin zemërim dhe pikëpyetje

Të paktën 17 delfinë të ngordhur janë raportuar në brigjet e Mauritius, duke ngritur debatin nëse shkaktare është katastrofa e rrjedhjes së naftës nga çisterna e fundosur.

20:24
VIDEO/ E pabesueshme! Burri heq dorë nga dentisti, dhëmbët ia heqin miqtë me pinca…

Një punëtor ndërtimi në Britaninë e Madhe, është shprehur se kurrë nuk ka qenë tek dentisti, pasi atë rol, ia ka zëvendësuar një kolegu i punës, i cili ia heq dhëmbët me pinca.

20:24
Flet dhuruesja e plazmës: Nuk është e vështirë, e lumtur që ndihmoj dikë

Në qershor Nada Vojka mësoi se ishte e infektuar me koronavirus, teksa në 1 korrik pasi realizoi tamponin e fundit doli të rezultonte negative dhe të linte pas covid 19.

20:09
Bilanci, 4 viktima 168 të infektuar/ 102 të shëruar, 164  të shtruar në spitale

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat për viktimat dhe të infektuarit me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ku situate mbetet ende shqetësuese me gati të njëjtat shifra të rënda.  Janë 4 viktima dhe 168 raste të reja të infektuar me koronavirus në Shqipëri, ndërsa numri i personave të shëruar është 102.

20:07
VIDEO/ Skafi përfshihet nga flakët në Vlorë, drejtuesi dërgohet në spital

Një skaf është përfshirë nga flakët në zonën e Tri Portit në Vlorë.

20:00
Rama: Votoni për Gjukanoviç! Kryeministri mesazh në anglisht, shqip dhe serbo-kroatisht

Me 30 gusht në Malin e Zi, zhvillohen zgjedhjet parlamentare  dhe pothuajse në një kohë nga Shqipëria dhe Kosova kanë shkuar mesazhe për votuesit atje. I pari ishte kryeministri Rama që me një video mesazh kërkon mbështetje për partinë e Milo Gjukanovicit.

19:59
Bukuroshja muskuloze që mund të ngrejë më shumë se 200kg

Julia Vins është peshëngritësja ruse që mori famë në internet për ndërtimin e një trupi muskuloz të kombinuar me një fytyrë bukuroshe të brishtë

19:58
“Zgjerimi grek nuk prek Shqipërinë”/ Flet Glevin Dervishi anëtar i grupit negociator për marrëveshjet me Greqinë

Anëtari i grupit negociator me Greqinë dhe diplomat në Ministrinë e Jashtme, Gledin Dervishi në studion e lajmeve në Top Channel, ka thënë  se zgjerimi i mundshëm i Greqisë me 12 milje në Detin Jon nuk është asgjë e re për Shqipërinë.

19:47
Mitsotakis premton se do dorëzojë ligjin në Parlament! Greqia: Zgjerojmë kufirin në Jon

Me duartrokitje të gjata konservatorët grekë kanë pritur deklaratën e kryeministrit Mitsotakis në sallën e parlamentit se qeveria që ai drejton do të paraqesë së shpejti një projekt-ligj për zgjerimin e ujërave të saj territoriale në detin Jon  nga 6 në 12 milje.

19:42
Skuadra e re e Messit?! Man.City në “pole”, Interi pas dere…

E ardhmja e Lionel Messi-t ndodhet në një udhëkryq. Nga njëra anë është futbollisti që kërkon me çdo kusht të largohet nga Barcelona, për më tepër me parametra zero, ndërsa nga krahu tjetër është klubi dhe drejtuesit e saj, të cilët nëse do të “kapërdijnë” këtë ikje, të paktën duhet të ngushëllohen me milionat që do të përfitojnë nga shitja e futbollistit më të mirë në botë.

19:27
Po laheshin të dy në det/ Pas babait, humb jetën edhe vajza e mitur në Durrës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës ku babë e bijë janë mbytur në det. Fillimisht ka humbur jetën babai 44-vjeçari Dh.B.

19:13
Cakaj dhe Haradinaj-Stublla thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Mbështesni Listën Shqiptare

Me anë të një postimi në Facebook Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, sëbashku me Ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, i kanë bërë një apel të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi.

19:12
Hetuesit: 15 vjeçarja britanike e vdekur në xhunglën e Malajzisë, nuk ishte rrëmbyer

Adoleshentja 15-vjeçare që u gjet e vdekur në pyllin tropikal të Malajzisë, nuk ishte rrëmbyer, thanë sot hetuesit vendas për rastin tragjik të gushtit të shkuar.

19:05
FOTO/ Nuk vendosën këngën e duhur, dasma në Turqi kthehet në “fushëbetejë”, karrige e grushte ngado…

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Turqi. Një dasmë në rrethin Vizive në Kirklareli, mori pamjen e një “fushëbeteje”.

19:01
Durrës/ U futën në det për tu larë, mbytet babai, vajza e mitur përfundon në spital

Durrës-  Një 44-vjeçar është mbytur në det në Rrushkull të Durrësit, ndërkohë ka shpëtuar vajza e tij e mitur.

18:52
Pa asnjë rrobë veshur në shtrat, modelja e famshme zbulon tatuazhin pranë të pasmeve (FOTO)

Modelja e famshme, Emily Ratajkowski, ka zbuluar prej kohësh se nuk e ka aspak problem që të ekspozojë format e saj trupore.

18:46
Shkenca ushtarake: Përbërësi i solucionit kundër mushkonjave mund të vrasë koronavirusin

Një produkt i përdorur në solucionet e lëkurës për largimin e mushkonjave mund të vrasë gjithashtu koronavirusin që shkakton sëmundjen e Covid-19, thuhej sot në një studim të ushtrisë britanike.

18:32
Zemaj: Vetëm duke respektuar masat mund t’i hapim shkollat në shtator

Katër persona kanë vdekur dhe 157 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë shëruar 154.

18:29
FOTO/ “Spektakël” balenash në det, babë e bijë mbeten të mahnitur, shikoni reagimin e tyre…

Një babë e bijë në Kanada, kanë mbetur tërësisht të befasuar kur para varkës me të cilën po udhëtonin, nisin “spektaklin” dy balena gjigante.

18:28
Kosovë/ Qeveria miraton master-planin për fillimin e vitit të ri shkollor

Qeveria e Kosovës ka miratuar planin për fillimin e vitit shkollor 2020/21 ku Ministrisë së Arsimit i janë ndarë 9 milionë euro të cilat kjo e fundit ka kërkuar për realizimin e mësimit në kushtet e pandemisë.

18:25
Pesë viktima dhe 119 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 119 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

18:24
Alarm në Spanjë pasi virusi i Nilit infekton 45 njerëz dhe vret dy

Mediat britanike paralajmëronin sot turistët e tyre në Spanjë për përhapjen e virusit vrasës të Etheve të Nilit në qytetin e Sevijës.

18:12
Ndodh në Itali! I vendosin foto me gishtin e mesit në lajmërimin e vdekjes, kjo është arsyeja

Rimini- Një mënyrë e pazakontë për të thënë lamtumirën e fundit është fotografuar në Rimini të Italisë. Në fotot e publikuara në rrjet sociale shihet një e moshuar e cila është fotografuar me gishtin e mesit ngritur (një gjest në dukje fyes)  dhe pikërisht kjo foto është përdorur për njoftimin e ndarjes së saj nga jeta.

17:57
Mësuesja shtatzënë 31 vjeçare vdes e infektuar nga koronavirusi, doktorët shpëtojnë të voglin

Një mësuese shtatzënë ka vdekur nga koronavirusi pasi u infektua në festën surprizë të bebes që i organizuan miqtë, por doktorët heroikë arritën të shpëtojnë beben e saj.

17:57
FOTO/ Në brendësi të vilës luksoze në ishullin e Mykonos, ku qëndroi Maguire dhe miqtë…

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, u dënua sot me 21 muaj burg të pezulluar nga gjykata greke për sulm dhe tentativë ryshfeti ndaj oficerëve të policisë, ndërsa prokurorët dënuan “malin me gënjeshtra” për shqiptarët që “kishin droguar motrën e tij”.

17:54
Ekskluzive/ Mbrëmë bisedë telefonike me Ramën, Nikos Dendias do vizitojë Tiranën! Në fokus, nga ligji i luftës tek ujërat territoriale

Nikos Dendias do të vizitojë shumë shpejtë Tiranën, me gjasa brenda fillim muajit shtator,në një tentative finale të Athinës për përfundimin e asaj që quhet “shporta e çështjeve të hapura” mes dy vendeve.

17:27
Pamje të rënda/ Plas arma në mes të ditës në SHBA, dy të vdekur dhe një i plagosur (FOTO + VIDEO)

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur pas një përballje me armë në mes të rrugës në Kenosha të Wisconsin të SHBA-ve.

17:25
Milioneri don-zhuan i Formula1, Flavio Briatore refuzon zhurmat për koronavirus: Vuaj vetëm nga prostata

Ish-pronari i 70-vjeçar i skuadrës Renault në kampionatin e garave Formula 1 Flavio Briatore, i njohur për lidhjet me vajza te reja të pasarelës, refuzoi sot zhurmat se është sëmurë rëndë me koronavirus, duke insistuar se vuan vetëm nga një inflamacion i prostatës.

17:24
Fotot/ Njihuni me parqet urbane më të bukura të Amerikës

Njeriu çdo ditë e më shumë kupton se natyra është e rëndësishme dhe se pa të nuk do të kishte jetë.

17:08
(Fotot) Afganistan/ Përmbytjet shkaktojnë të paktën 100 viktima, mes tyre gra dhe fëmijë

Numri i njerëzve që humbën jetën në fatkeqësinë e përmbytjes në provincën Parvan, e vendosur në veri të kryeqytetit Afganistan Kabul, ka shkuar në të paktën 100.

17:06
‘Është në koma?!’/ Kim Jong-un befason sërish, shfaqet me cigare dhe kostum të bardhë (FOTO)

Këto ditë mediat ndërkombëtare kanë spekuluar duke thënë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ndodhet në gjendje kome.

16:49
Në muajin e fundit të shtatzënisë/ Gigi Hadid publikon fotot e para me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Modelja Gigi Hadid është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe në shtator pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

16:49
Prokurorët grekë: Maguire mjafton vetëm të kërkojë falje, motra e tij nuk ka përmendur asgjë për probleme me shqiptarët

Prokurori që përfaqëson policët grekë, për sulmin ndaj të cilëve u shpall dje fajtor kapiteni i skuadrës Manchester United, Harry Maguire, tha sot se akuzat ndaj tij mund të anullohen nëse ai kërkon falje për veprimet.

16:33
Melania Trump flet në Kuvendin Republikan për pandeminë dhe protestat

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump shprehu ngushëllimet të martën për viktimat e pandemisë së koronavirusit, në një kontrast të dukshëm nga bashkëshorti i saj, Presidenti Donald Trump, që shpesh i minimizon pasojat e sëmundjes duke thënë se ajo do të zhduket vetvetiu.