Gjoba dhe heqje të lejeve të drejtimit, policia nuk toleron shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit

26/08/2020 20:50

Me anë të një njoftimi, Policia Rrugore ka njoftuar se ka nisur kontrollet në të gjithë vendin me Radar, drager e dronë për të gjithë shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Pas kontrolleve të policisë në të gjithë akset kryesore të vendit, janë tërhequr 44 leje drejtimi, janë vendosur 228 gjoba ndër të cilat, 9 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj, 101 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 297 për përdorimin e celularin, si edhe 34 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse. Gjithashtu gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe persona që e drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që  destinacioni të jetë i sigurt.

Mos fluturoni✈️ në ?️dhe mos drejtoni mjetin nën efektet e alkooolit?, se shpejtësia dhe alkooli vrasin? jetën”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

rejtoria e Policisë Rrugore

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet me  Radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor ???✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?

Prej orëve të para të mëngjesit e deri në orën 19.30, kanë vijuar  kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë  konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70  km/h, mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????.

Si rezultat i kontrolleve me Radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19.30, janë tërhequr 44 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 228 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

9 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

101 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

297 për përdorim të celularit,

34 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që  destinacioni të jetë i sigurt.

Mos fluturoni✈️ në ?️dhe mos drejtoni mjetin nën efektet e alkooolit?, se shpejtësia dhe alkooli vrasin? jetën.

#zbatorregullatudhëtoisigurt#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️

#MosPërdor?gjatë drejtimit të?

Drejtoria e Policisë RrugorePolicia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet me Radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor ???✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?Prej orëve të para të mëngesit e deri në orën 19.30, kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70 km/h, mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????.Si rezultat i kontrolleve me Radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19.30, janë tërhequr 44 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.Janë vendosur 228 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë. 9 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj. 101 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 297 për përdorim të celularit, 34 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur.Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.Mos fluturoni✈️ në ?️dhe mos drejtoni mjetin nën efektet e alkooolit?, se shpejtësia dhe alkooli vrasin? jetën.#zbatorregullatudhëtoisigurt#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️#MosPërdor?gjatë drejtimit të?

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 26 août 2020

 

Top Channel