‘Ishte lënë në harresë prej vitesh, tani ofron shërbim me standarde’- Rama poston pamjet e qendrës shëndetësorë të Kombinatit

27/08/2020 07:33

Në postimin e zakonshëm të mëngjesit në Facebook, sot kryeministri Edi Rama ka vendosur të postojë pamjet nga qendra shëndetësore e Kombinatit.

Sipas Ramës kjo qendër shëndetësore ishte lënë në harresë për vite më radhë, ndërsa sot ajo ka ndryshuar dhe ofron shërbim me standarde për 70 mijë banorët e kësaj zone.

Ja postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES 😊
dhe me qendrën shëndetësore të Kombinatit, lënë në harresë për vite me rradhë, e që sot ka ndryshuar si nata me ditën, duke ofruar shërbim me standarde për 70 mijë banorët e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbare 🙏
#VIJON puna pa u ndalur me programin e rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore, nga veriu në jug!
#ShëndetësiaQëDuam për #ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

Top Channel