Kryeministri grek Micotaqis lajmëroi zgjerimin e kufijëve me 12 milje në detin Jon. Kjo është bërë gjatë dorëzimit në Parlament të dy marrëveshjeve të detit me Egjiptin dhe Italinë. Ministri i jashtëm grek tha se do vizitonte edhe Tiranën.

Por eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe anëtari i grupit negociator në marrëveshjen me Greqinë për përcaktimin e kufijve detare Glevin Dervishi, i ftuar në edicionin e orën 19:30, thotë së Shqipëria nuk preket nga zgjerimi me 12 milje i ujërave teritoriale të Greqisë.

“Në fakt njoftimi dhe kërkesa e Greqisë për të zgjeruar në Jon nuk është kërkesë e re. Është një tentativë edhe qeverive të mëparshme greke. Nuk është një çështje që negociohet pasi buron nga e drejta e konventës. Aty ku gjeografia e mundëson kanë të drejtën për të zgjeruar në 12 milje detare. Edhe këtë të drejtë e kemi ne.

Kërkesa greke është më shumë karakter politik se juridik. Se nga e drejta juridike nuk e ndalon kush të zgjerohet ne detin Jon. Kjo nuk ka efekt në Shqipëri pasi në konventë në momentin që negociohet je me parimin e 12 miljeve. Edhe Greqi-Itali në marrëveshjen e bërë e gëzon këtë të drejtë me 12 milje”- tha Dervishi.

Top Channel