10:55
Kosovë/ Ministri në detyrë Selimi : Veprimet e Dhomave të Specializuara tejkalojnë ato juridike dhe prodhojnë efekt politik
Prishtinë- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka marrë pjesë në takimin virtual të organizuar nga Kosovo 2.0, me ç ‘rast ka folur për bazën ligjore që rregullon mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që është hartuar nga Ministria e Drejtësisë.