Pamjet tragjike të shembjes së mbikalimit të metrosë me dhjetra të vdekur në Meksikë (video-foto)

04/05/2021 16:34

Ky është momenti tragjik kur një mbikalim i metrosë në kryeqytetin e Meksikës u shemb mbi një autostradë me makina, duke lënë të paktën 23 të vdekur e dhjetra të plagosur.

Një tren i Linjës 12 që udhëtonte mes Olivos e Tezonco po kalonte mbi urë kur këmbët e saj u shembën. Pamjet video tregojnë mbikalimin që bie mbi autostradën me katër korsi, teksa vagonët u varen duke u lëkundur nga ura.

Grupet e shpëtimit erdhën me nxitim në skenën e tragjedisë së mbremjes se të hënës duke nisur kërkimin e të mbijetuarve, teksa shtatë nga të dërguarit në spital ishin në gjendje të rëndë.

Por përpjekjet e shpëtimit u ndaluan mes frikave se ura me vagonët e trenit mbi të mund të shembej akoma më tej, me të mbijetuarit brenda.

Në tokë, të paktën një person ishte i bllokuar në makinën e tij nga blloqet e betonit të urës, i cili më pas u shpëtua nga grupet e emergjencës.

Qindra oficerë policie e zjarrfikës rrethuan skenën e tragjedisë pas grumbullimit të miqve e të afërmve të njerëzve që besohej se gjendeshin në vagonë.

26 vjeçari Oscar Lopez ishte duke të fejuarën e tij Adriana Salas, gjashtë muajshe shtatzënë që kthehej nga puna si dentiste kur ndodhi aksidenti.

Telefonata me te ishte nderprere në 10:50 të darkës dhe nuk kishte më asnjë kontakt, tha Lopez.

Metroja e Mexico City është nga rrjetet hekurudhore më të ngarkuara në botë, dhe ka pasur të paktën dy aksidente të rënda që prej inaugurimit gjysmë shekulli më parë.

Në një prej aksidenteve më të rënda, dy trena të metrosë se Mexico City u përplasën kokë më kokë duke lënë 23 e 55 të plagosur në tetor 1975.

Incidenti fundit vjen një vit pas aksidentit mes dy trenave të metrosë ku 1 person vdiq dhe  40 u plagosën kur pasagjerët në panik tentonin të largoheshin mes tymit të dendur.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel