Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali, si e pikasi policia dhe iu vu këmba-këmbës. E futi veten në kurth duke u ngjitur në…

04/05/2021 14:31

Karabinierët në Venecia, të Italisë arrestuan një 24-vjeçar shqiptar, i cili më herët rezultoi se kishte qenë i dënuar për trafik droge.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, me vendbanim në Noalen, vëzhgohej prej ditësh nga policia, pasi ai lëvizte në orët e vona duke mos respektuar kështu orën policore.

Ditën e djeshme pasi e ndoqën shqiptarin gjatë gjithë ditës ata vendosën që ta arrestonin, por ai tentoi të arratisej, shkruajnë mediet e huaja. 

Ndjekja vazhdoi në rrugët e qytetit, derisa shqiptari, më pas vendosi të ngjitej mbi murin e një kantieri ndërtimit. Në këtë kantier ai e futi vetën në kurth, pasi punëtorët e ndërtimit ndihmuan në bllokimin dhe arrestimin e tij.

Pas kontrollit që iu bë shtëpisë së shqiptarit u gjet dhe sekuestrua 70 gram kokainë, e paketuar dhe gati për shitje.

Top Channel