Kjo është seanca e parë plenare që zhvillohet pa deputetin Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta në 29 mars 2021, pas komplikacioneve që i shkaktoi koronavirusi.

Sot nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ftoi pjesëmarrësit në këtë seancë që të mbanin një minutë heshtje në nder të tij.

Pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij që mbajti në sheshin “Skënderbej” u shfaq i prekur për humbjen e Finos dhe për faktin se ai nuk ishte mes tyre për të festuar fitoren.

Teksa po komentonte faktin se sa e përçarë është klasa politike shqiptare, dhe ndërsa i bëri sërish thirrje Bashës që të bashkëpunonte me PS për të çuar para reformat për të mirën e vendit, theksoi se u desh të largohej nga kjo jeta Bashkim Fino që klasa politike të linte pas mllefet dhe t’i shprehte ngushëllimet familjes së tij.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel