Së paku tre persona kanë humbur jetën nga orteku në jug të Francës.

Aksidenti ndodhi në Villar-d’Arene në rajonin francez Hautes-Alpes (Alpet e Larta).

Xhandarmëria e Briancon-it, qyteti në lartësinë më të lartë mbidetare në Francë, tha se orteku ra në kanionin, i cili ndodhet në një lartësi mbidetare prej 3.169 metra.

Ekipet e shpëtimit të Francës dhe xhandarmëria dhe shërbimet malore nën ortek nxorën trupat e tre personave të vdekur.

Enti Meteorologjik i Francës lëshoi paralajmërim për ortekë të mundshme në gjashtë rajone në juglindje të Francës.

Top Channel